Metodat e kontracepsionit
Metodat penguese
Metodat penguese të kontracepsionit parandalojnë spermatozoidet të arrijnë vezëzën. Ato formojnë një pengesë fizike:
Metoda me hormone
Hormonet i pengojnë spermatozoidet që të fekondojnë një vezëz:
- ato pengojnë ovulacionin.
- ato e bëjnë më të vështirë për spermatozoidet të futen në mitër dhe të arrijnë vezëzën.
Hormonet gjithashtu bëjnë të mundur që një vezëz të mos arrijë të implantohet:
Metodat e futura në mitër nga një mjek
Një mjek vendos këto metoda të kontracepsionit brenda mitrës së gruas:
Planifikimi familjar natyror
Planifikim familjar natyror do të thotë që nuk përdoren metoda kontracepsioni. Ekzistojnë metoda të ndryshme të planifikimit familjar natyror:
- Moskryerja e marrëdhënies seksuale.
- Moskryerja e marrëdhënies seksuale kur një grua është në ditët e saj pjellore.
- Tërheqja e penisit para se burri ejakulon.
- Ushqyerja me gji.
Këto metoda janë të vështira për t'u përdorur siç duhet. Kjo do të thotë që ato janë më pak të sigurta. Rreth 1 në 4 gra ngel shtatzënë kur përdor planifikimin familjar natyror.
Kontracepsioni i përhershëm
Sterilizimi është kontracepsion i përhershëm. Një mjek kryen një operacion të vogël te burri ose gruaja. Sterilizimi i pengon spermatozoidet që të arrijnë vezëzën.
Abortimi nuk është një metodë kontracepsioni. Ju bëni një abortim kur jeni tashmë shtatzënë.
Të përgjegjshëm së bashku
Të dy partnerët ndajnë përgjegjësinë për kontracepsionin. Flisni me partnerin tuaj rreth kësaj.