Ngjitësi kontraceptiv
Ngjitësi kontraceptiv është një metodë kontracepsioni.
Ngjitësi kontraceptiv është një leukoplast ngjitës i hollë në ngjyrë bezhë ose i tejdukshëm. Përmban 2 hormonet që ka edhe pilula kontraceptive. Këto hormone parandalojnë ovulacionin. Ato ua bëjnë gjithashtu më të vështirë spermatozoideve që të arrijnë membranën mukoze të qafës së mitrës Kështu spermatozoidet do ta kenë të vështirë të arrijnë mitrën, ku ndodhet vezëza. Hormonet ndërhyjnë gjithashtu në implantimin e një vezëze.
Si të përdoret një ngjitës kontraceptiv
Aplikoni ngjitësin si vijon:
- Griseni qesen duke e hapur te çarja.
- Hapni paketimin.
- Zhvisheni ngjitësin dhe astarin plastik tutje nga qesja.
- Zhvishni gjysmën e veshjes mbrojtëse.
- Aplikoni ngjitësin në abdomen, vithe, shpinë, cep të shpatullës ose në pjesën e jashtme të krahut tuaj, në lëkurë të thatë e të pastër. Sigurohuni që nuk po përdorni asnjë krem, vaj, locion, pudër ose tualet rreth leukoplastit.
- Aplikoni sipërfaqen ngjitëse të ngjitësit në lëkurën tuaj dhe hiqni pjesën tjetër të astarit. Shtypeni fort ngjitësin në krye të ngjitësit.
- Mbajeni ngjitësin për 7 ditë (1 javë). Hiqni ngjitësin.
- Aplikoni një të ri në të njëjtën ditë të javës (për shembull: Të mërkurën) në javën e 2-të dhe të 3-të;
- Në javën e 4-t ju nuk përdorni një ngjitës. Këtë javë, ju do filloni të keni gjakderdhje (cikël menstrual). Ju jeni gjithashtu e mbrojtur këtë javë.
- Pas 7 ditësh (1 javë) ju aplikoni një ngjitës të ri në të njëjtën ditë të javës (për shembull: E mërkurë), edhe nëse ju ende keni gjakderdhje.
- Përsëritni hapat e mëparshëm.
I sigurt
Ngjitësi kontraceptiv është shumë e sigurt nëse përdoret siç duhet. Ngjitësi nuk është i sigurt ose është më pak i sigurt, nëse:
- Jeni duke marrë ilaçe të caktuara, si p.sh. lulen e balsamit. Tregojini mjekut tuaj nëse jeni duke përdorur ngjitësin kontraceptiv. Ai do ta marrë parasysh këtë kur t'ju shkruajë në recetë ilaçet.
- Harroni të vendosni ngjitësin pas ndërprerjes 7-ditore ose nëse harroni ta ndryshoni; ose nëse harroni ta zëvendësoni ngjitësin;
- Humbisni ngjitësin dhe nuk aplikoni një të ri brenda 24 orësh (1 ditë).
- Peshoni më shumë se 90 kilogram.
Rreth 9 në 100 gra ngelin shtatzëna kur përdorin ngjitësin kontraceptiv për 1 vit.
Nuk ndikon në shëndetin tuaj
Ngjitësi kontraceptiv përmban hormone. Këto hormone në përgjithësi nuk ndikojnë në shëndetin tuaj. Por, në disa raste është më mirë të zgjidhni një metodë tjetër kontracepsioni. Pyesni një mjek për këshillë.
Ngjitësi kontraceptiv nuk ju bën më pak pjellore. Nëse doni të ngelni shtatzënë, thjesht hiqni ngjitësin.
Gjatë muajve të parë të përdorimit të ngjitësit kontraceptiv, mund të keni efekte anësore të tilla si gjokse më të ndjeshme, dhimbje koke, të përziera ose lëkurë të irrituar. Këto efekte zakonisht zhduken vetë. Nëse nuk zhduken, konsultohuni me një mjek.
Ciklet tuaja menstruale shpesh bëhen më pak të bollshme dhe me më pak dhimbje.
Nuk ofron mbrojtje nga IST-të dhe virusi HIV
Ngjitësi kontraceptiv nuk mbron nga IST-të ose virusi HIV. Vetëm një prezervativ mund t'ju mbrojë.
Të blesh ngjitësin kontraceptiv
Ju keni nevojë për një recetë nga një mjek për të blerë ngjitësin kontraceptiv. Pa recetë, ju s'mund ta blini ngjitësin kontraceptiv. Ju mund ta blini ngjitësin kontraceptiv vetëm në një farmaci . Pyesni një profesionist të kujdesit shëndetësor për më shumë informacion.
Disa fonde të sigurimeve shëndetësore ripaguajnë një pjesë të shpenzimeve për kontracepsionin. Pyesni fondin tuaj të sigurimeve shëndetësore për këtë.
Duhet të paguani gjithashtu një kontribut personal për vizitën te mjeku. Disa njerëz kanë të drejtë për rimbursimin e shtuar ose për kujdes mjekësor urgjent. Më poshtë janë adresat ku mund të bëni vizitë falas te një mjek.