Marrëdhënia seksuale
Marrëdhënia seksuale është seksi me penetrimin e vaginës ose të anusit me një penis të ngurtësuar.
Penetrimi i vaginës
Një burrë që eksitohet mund të ketë ereksion. Penisi fryhet me gjak. Ai zmadhohet dhe ngurtësohet dhe ngrihet.
Një gruaje të eksituar i laget vagina. Kjo e ndihmon penisin të hyjë në vaginë.
Gruaja mund të ngelet shtatzënë nëse:
- sperma e burrit futet në vaginën dhe në mitrën e gruas dhe nëse
- gruaja është në ditët e saj pjellore të muajit.
Nëse nuk keni dëshirë për të bërë fëmijë për momentin, përdorni kontracepsion.
Penetrimi i anusit
Arsyet për një marrëdhënie seksuale
Mund të kryeni marrëdhënie seksuale për arsye të ndryshme, për shembull, sepse doni:
- të bëni fëmijë (vetëm nëpërmjet penetrimit të vaginës);
- të provoni kënaqësi seksuale;
- të shprehni dashurinë dhe emocione të tjera;
- të përjetoni intimitet;
- dëshironi të qetësoheni…
Marrëdhënia seksuale gjatë ciklit menstrual
Disa gra duan të kryejnë marrëdhënie seksuale gjatë ciklit të tyre menstrual, disa të tjera jo. Një grua mund të kryejë marrëdhënie seksuale gjatë ciklit të saj menstrual nëse ajo dëshiron. Kjo gjë nuk do të shkaktojë probleme me higjienën.
Variacioni
Nuk nevojitet të keni orgazëm sa herë që bëni seks. Shumë njerëz nuk kanë gjithnjë orgazëm.
Mund të kryeni marrëdhënie seksuale në pozicione të ndryshme: të shtrirë, të ulur, në këmbë ose duke qëndruar galuc.
Përveç marrëdhënies seksuale, ekzistojnë edhe mënyra të tjera për të bërë seks.
Bisedoni me partnerin tuaj për dëshirat dhe ndjenjat tuaja. Së bashku mund të vendosni se cili është një seks i mirë për të dy ju.
Mbrojtja nga IST-të dhe nga HIV
Nëpërmjet një marrëdhënieje seksuale mund të prekeni nga IST-të dhe nga virusi HIV. Mund të përdorni prezervativ për të mbrojtur veten dhe partnerin tuaj.