Orgazma
Gjatë seksit burrat dhe gratë mund të kalojnë nëpërmjet fazash eksitimi të ndryshme. Faza më e lartë e eksitimit është orgazma.
Ejakulacioni
Burrat shpesh ejakulojnë kur kanë orgazëm. Disa gra kanë një rrjedhje vaginale të bardhë, të hollë gjatë një orgazme, të ngjashme me ejakulacionin.
Orgazma femërore
Gratë mund të arrijnë orgazmën në mënyra të ndryshme. Për shembull përmes:
- stimulimit të klitorit;
- penetrimit të vaginës;
- stimulimit të pjesëve të tjera të trupit, si anusit dhe thithave.
Gratë shpesh kanë nevojë më shumë se veç penetrimi i vaginës për të arritur një orgazëm. Gruaja ose partneri i saj mund të stimulojnë klitorin ose pjesë të tjera të trupit në të njëjtën kohë.
Jetë seksuale e kënaqshme
Nuk nevojitet të keni orgazëm sa herë që bëni seks. Shumë njerëz nuk kanë gjithnjë orgazëm. Kjo është normale. Ju dhe partneri juaj mund të bëni një jetë seksuale shumë të kënaqshme pa një orgazëm.
Orgazma të shumta dhe të njëkohshme
Burra dhe gra mund të kenë disa orgazma bashkë pranë njëra tjetrës, por ky nuk është gjithmonë rasti:
- Disa gra mund të kenë disa orgazma në një periudhë të shkurtër.
- Burrat kanë nevojë për më shumë kohë mes 2 orgazmave. Mund të duhen disa minuta ose disa orë para se orgazma tjetër të mund të arrihet. Nëse një burrë ka disa orgazma në një periudhë të shkurtër, ai jo gjithmonë ejakulon.
Partnerët mund të kenë një orgazëm në të njëjtën kohë (njëherësh). Por, kjo nuk ndodh shpesh sepse është e vështirë të kontrollosh një orgazëm. Është e vështirë të presësh deri në momentin e duhur. Mos u fokusoni në arritjen e një orgazme së bashku, sepse ajo mund të prishë argëtimin e seksit.