Ditët pjellore të gruas
Ju mund të ngelni shtatzënë për rreth 6 ditë në muaj: rreth 5 ditë para se ovulacioni të ndodhë dhe ditën më pas. Për të ditur se kur ju mund të ngelni shtatzënë, duhet të dini se kur ovulacioni i ardhshëm do të ndodhë. Kjo mund të jetë e vështirë për t'u parashikuar.
Si të llogarisni ditën e ovulacionit
Ju mund të përpiqeni të llogarisni ditën e ovulacionit nëse cikli zgjat të njëjtën numër ditësh çdo muaj. Ovulacioni ndodh rreth 14 ditë para ciklit menstrual të ardhshëm (fillimi i një ciklitë ri).
Simptoma të ovulacionit
Nëse cikli juaj ndryshon në kohëzgjatje çdo muaj, ju s'mund të parashikoni se kur do të keni ovulacionin tuaj të ardhshëm. Kushtojuni vëmendje simptomave në trupin tuaj që shfaqen në kohën e ovulacionit:
- Ju keni më shumë rrjedhje nga vagina. Lëngu duket pak si e bardhë veze dhe është ngjitës
- Temperatura e trupit tuaj rritet pak.
- Qafa e mitrës ngrihet dhe është më e vështirë për t'u prekur nga vagina juaj. Ajo është zgjeruar pak dhe ndjehet më e butë.
Disa gra kanë pak dhimbje abdominale (dhimbje në bark) gjatë ovulacionit.
Kontracepsioni
Nëse nuk keni dëshirë për të bërë fëmijë për momentin, përdorni kontracepsion.