Pajisja IUD prej bakri
Pajisja IUD prej bakri është një metodë kontracepsioni.
Pajisja IUD prej bakri është një tub plastik në formë T-je me një fije bakri të lidhur rreth tij.
Ajo e parandalon shtatzëninë në dy mënyra:
- Bakri ndalon lëvizjen e spermatozoideve.
- Bakri parandalon gjithashtu implantimin e një vezëze.
Mund ta përdorni pajisen IUD prej bakri edhe si një kontracepsion urgjence.
Si punon pajisja IUD prej bakri?
Një mjek ose gjinekolog e vendos zakonisht pajisjen IUD prej bakri brenda mitrës së gruas gjatë 12 ditëve të para të ciklittë saj. Mund të keni dhimbje, prandaj mund t'ju ofrohen qetësues.
Pajisja IUD prej bakri funksionon për 5 deri në 10 vjet. Pas kësaj kohe ka nevojë të zëvendësohet.
Kur futet pajisja IUD, 2 fije të shkurtra lihen jashtë mitrës. Ato janë thellë në vaginë, ku mund t'i dalloni. Kjo do të thotë që ju gjithmonë mund të kontrolloni që pajisja IUD është ende në vend.
Shumë e sigurt
Pajisja IUD prej bakri është shumë e sigurt nëse përdoret siç duhet. Rreziku i shtatzënisë është afërsisht 1 në 125.
Nuk ndikon në shëndetin tuaj
Pajisja IUD prej bakri nuk përmban hormone.
Pajisja IUD prej bakri nuk ju bën më pak pjellore. Nëse doni të ngelni shtatzënë, duhet vetëm t'ju heqin pajisjen IUD.
Cikli menstrual i juaji mund të bëhet pak më i rëndë dhe më i dhimbshëm.
Nuk ofron mbrojtje nga IST-të dhe virusi HIV
Pajisja IUD prej bakri nuk mbron nga IST-të ose virusi HIV. Vetëm një prezervativ mund t'ju mbrojë.
Çmimi i një pajisje IUD prej bakri
Ju keni nevojë për një recetë nga një mjek për të blerë pajisjen IUD prej bakri. Pa recetë, s'mund ta blini pajisjen IUD prej bakri. Pajisjen IUD prej bakri mund ta blini vetëm në një farmaci.
Pyesni një profesionist të kujdesit shëndetësor për më shumë informacion.
Disa fonde të sigurimeve shëndetësore ripaguajnë një pjesë të shpenzimeve për kontracepsionin. Pyesni fondin tuaj të sigurimeve shëndetësore për këtë.
Duhet të paguani gjithashtu një kontribut personal për vizitën te mjeku. Disa njerëz kanë të drejtë për rimbursimin e shtuar ose për kujdes mjekësor urgjent. Më poshtë janë adresat ku mund të bëni vizitë falas te një mjek.