Abortimi
Abortimi është një procedurë mjekësore që kryen një mjek për t'i dhënë fund shtatzënisë tuaj.
Abortimi mund të kryhet nën disa kushte të caktuara. Para se t'i nënshtroheni një abortimi, duhet të merrni pjesë në një seancë këshillimi në klinikën e abortimit.
Këshillimi
Një profesionist i shëndetit bisedon me ju në lidhje me gjendjen tuaj, opsionet e ndryshme, ndihmën financiare dhe sociale në dispozicion dhe metodat e kontracepsionit.
Ekziston me ligj një periudhë reflektimi prej 6 ditësh pas kësaj seance. Abortimi kryhet pas kësaj periudhe reflektimi. Ju gëzoni të drejtën për të vendosur nëse do ta vazhdoni apo do ta ndërpritni shtatzëninë. Profesionisti i shëndetit ju ndihmon të merrni vetë një vendim.
Metoda të abortimit
Ka 2 metoda të abortimit:
- pilula e abortimit:
Deri në javën e 7-të të shtatzënisë (9 javë pas ditës së 1-rë të ciklit menstrual të fundit)
Duhet të merrni 1 pilulë në klinikën e abortimit. Më pas mund të shkoni në shtëpi. Duhet të vini përsëri një ditë tjetër për të marrë pilulat e tjera.
Pilula e abortimit shkakton një dështim. Mund t'ju dalë tashmë pak gjak. - kyretë thithëse:
Deri në javën e 12-të të shtatzënisë (14 javë pas ditës së 1-rë të ciklit tuaj menstrual të fundit)
Mjeku ju bën një anestezik lokal në qafën e mitrës.
Mjeku thith jashtë nëpërmjet një tubi të vogël përmbajtjet e mitrës.
Një grua mund të kryejë një abortim pa pëlqimin e partnerit të saj.
Një grua nën moshën 18 vjeç mund të kryejë një abortim, në shumicën e rasteve pa qenë nevoja që ta dinë prindërit e saj. Asaj nuk i nevojitet pëlqimi i prindërve të saj.
Zgjidhje urgjente
Pas një abortimi, gruaja mund të mbetet përsëri shtatzënë.
Abortimi nuk është një metodë kontracepsioni. Ai është një zgjidhje në rast urgjence.
Çmimi i një abortimi
Ju paguani 3,80 € (kontribut personal) për një abortim në një klinikë abortimi nëse jeni anëtar i një fondi të sigurimeve shëndetësore. Pjesën e mbetur e paguan fondi i sigurimeve shëndetësore. Abortimi në spital është më i shtrenjtë.
Disa njerëz kanë të drejtë për rimbursimin e shtuar ose për kujdes mjekësor urgjent.
Biseda me dikë pas një abortimi
Abortimi mund të jetë një ngjarje stresuese. Nëse dëshironi të flisni rreth tij, mund të kontaktoni me një profesionist të shëndetit. Për shembull, me mjekun e familjes ose me Fara-n (detajet e kontaktit: shikoni në fund të kësaj faqeje).