Planifikimi familjar dhe shtatzënia
Kontracepsioni
Çdo grua ose vajzë në Belgjikë ka të drejtë të përdorë kontracepsion. Vajzat nën moshën 18 nuk kanë pse të informojnë prindërit e tyre nëse ato përdorin pilulën kontraceptive ose tjetër metodë të kontracepsionit.
Mjeku i cili jep recetë kontracepsioni është i detyruar nga ligji të respektojë privatësinë e pacientit të tij/të saj. Ai/ajo nuk lejohet të japë informacion njerëzve të tjerë rreth përdorimit të kontracepsionit nga një pacient, edhe nëse pacienti është nën 18 vjeç.
Nëpërmjet procedurës së kujdesit mjekësor urgjent, një mjek mund të japë recetë kontracepsioni të tillë si pilulën kontraceptive ose pajisjen IUD grave pa status ligjor të qëndrimit.
Shtatzënia dhe lindja
Çdo grua shtatzënë ka të drejtën e kujdesit profesional para, gjatë dhe pas lindjes. Disa nga këto shërbime janë pa pagesë.
Gratë pa status ligjor të qëndrimit kanë të drejtë te ky shërbim nëpërmjet procedurës së kujdesit mjekësor urgjent.
Të qënit shtatzënë nuk i jep të drejtën automatikisht dikujt për qëndrim të ligjshëm. Megjithatë, është e mundur të marrësh një ’shtyrje të nisjes’ të përkohshme. Normalisht, një nënë shtatzëne ka të drejtë të qëndrojë 2 muaj para deri 2 muaj pas lindjes. Në shumicën e rasteve, shërbimet e migracionit nuk do të dëbojnë një grua pas 24 javë të shtatzënisë dhe ata kurrë nuk do të dëbojnë atë pas 36 javësh (e cila është 2 javë para datës mesatare të lindjes).
Foshnja gjithmonë merr statusin e shtetësisë së prindit me statusin më të favorshëm. Nëse babai është belg foshnja merr shtetësinë belge, me kusht që babai ta njohë fëmijën.
Një nënë e cila lind një fëmijë belg nuk merr automatikisht shtetësinë belge. Ajo mund të aplikojë për sistemimin e statusit të saj nëpërmjet procedurës së bashkimit familjar. Nëse babai njeh fëmijën, ai mund të aplikojë për sistemim të statusit të shtetësisë nëpërmjet të njëjtës procedurë.