Pajisja IUD
Pajisja IUD është pajisja intrauterine. Ajo është një mjet për parandalimin e shtatzënisë (një metodë kontracepsioni). Pajisja IUD është një objekt i vogël që mjeku ose gjinekologu e vendos në mitër. Një pajisje IUD parandalon mbetjen shtatzënë të një gruaje gjatë të paktën 3 viteve të ardhshme. Nëse një grua ka kryer marrëdhënie seksuale pa përdorur një pajisje IUD ose kontracepsion tjetër, një pajisje UID mund ta parandalojë ende shtatzëninë, nëse futet në mitrën e gruas brenda 5 ditëve pasi ka kryer marrëdhënie seksuale.