Sterilizimi
Sterilizimi është një metodë e përhershme kontracepsioni.
Sterilizimi është një veprim që e bën të pamundur fekondimin . Spermatozoidi nuk mundet më të arrijë vezëzën.
Kjo në përgjithësi nuk ndikon shëndetintuaj.
Njëlloj burra dhe gra mund të sterilizohen.
Sterilizimi për burra
Pas sterilizimit burri ende ka ejakulacione. Ai prodhon spermë pa spermatozoide. Ai mund të kryejë marrëdhënie seksuale si zakonisht.
Mjeku bllokon kanalet e spermës.
Spermatozoidet nuk mund të udhëtojnë më gjatë kanaleve të spermës te prostata dhe fshikëzat seminale, ku sperma është prodhuar.
Çojeni spermën për testim pas 3 muajsh. Nëse sperma juaj nuk përmban spermatozoide, mund të ndaloni përdorimin emetodave të tjera të kontracepsionit.
Sterilizimi për gra
Sterilizimi nuk ka ndonjë efekt mbi ciklin, ovulacionin ose ciklin menstrual.
Mjeku bllokon gypat e falopit.
Spermatozoidet nuk munden më të arrijnë vezëzën.
Sterilizimi: operimi
Për burrat, operacioni kryhet me anestetik lokal. Për gratë, operacioni kryhet zakonisht duke përdorur laparoskopinë, me anestetik lokal. Ndonjëherë mjeku duhet të bëjë një prerje në bark. Kjo bëhet me anestetik të përgjithshëm. Pas operimit, ju mund të shkoni në shtëpi menjëherë, po të mos keni bërë një anestezi të përgjithshme.
Sterilizimi nuk ndikon zakonisht në dëshirën seksuale ose në jetën tuaj seksuale . Burra dhe gra mund të kenë ende orgazma.
Sterilizimi është një metodë e përhershme kontracepsioni. Kthimi pas i sterilizimit është i vështirë dhe jo gjithmonë me sukses.
Shumë e sigurt
Sterilizimi është shumë i sigurt. Rreziku i shtatzënisë është pak më i madh kur sterilizohet një grua, sesa kur sterilizohet një burrë. Kur sterilizohet një burrë, rreziku është rreth 1 në 2.000. Kur sterilizohet një grua, rreziku është rreth 1 në 200.
Nuk ofron mbrojtje nga IST-të dhe virusi HIV
Sterilizimi nuk mbron nga IST-të ose virusi HIV. Vetëm një prezervativ mund t'ju mbrojë.
Çmimi i sterilizimit
Sterilizimi për një burrë kushton € 40 deri në € 400.
Sterilizimi për një grua kushton më shumë. Ai kushton € 100 deri në € 800.
Çmimet varen nga:
- fakti nëse keni bërë anestetik lokal apo të përgjithshëm;
- materialet e përdorura nga mjeku;
- fakti nëse qëndroni apo jo në një dhomë teke në spital.
Disa njerëz kanë të drejtë për një rimbursim të rritur.