Ushqyerja me gji e foshnjës tuaj
Ulur ose shtrirë
Ju mund të uleni ose shtriheni për të ushqyer me gji.
Si të ushqesh me gji
Ushqeni me gji foshnjën tuaj si vijon:
Shenja se foshnja juaj është i uritur
Në fillim, shumica e foshnjave ushqehen rreth çdo 2 orë, pastaj rreth çdo 4 orë. Megjithatë, çdo foshnjë është i ndryshëm. Ushqeni foshnjën kur ai/ajo e kërkon.
Nëse foshnja juaj është e uritur, ai/ajo mund t'ju japë 1 ose më shumë prej sinjaleve të mëposhtme:
- lëviz krahët;
- lëviz gojën dhe gjuhën;
- lëpin ose thith duart;
- është e nervozuar;
- qan.
Qumësht gjiri i shëndetshëm
Për të prodhuar qumësht gjiri të shëndetshëm për foshnjën tuaj:
- mos pini duhan;
- mos pini alkool;
- mos merrni droga;
- mos merrni ilaçe pa konsultuar një mjek.
- Nëse keni HIV, ju s'mund ta ushqeni me gji foshnjën tuaj.
Nëse ju nuk mund të ushqeni me gji, ka mënyra të tjera për t'u lidhur me foshnjën tuaj.
Ushqyerja me gji dhe kontracepsioni
Një grua është përsëri pjellore rreth 3 javë pas lindjes. Ajo mund të mbetet shtatzënë nëse bën seks pa mbrojtje, edhe nëse nuk ka pasur ende një cikël menstrual.
Ushqyerja me gji është një formë e planifikimit familjar natyror.
Metoda e ushqyerjes me gji funksionon vetëm në rrethanat në vijim:
- Metoda funksionon vetëm gjatë 6 muajve të parë pas lindjes. Pas 6 muajve më e mira është të përdorni një metodë kontracepsioni.
- Gruaja duhet ta ushqejë vetëm me gji foshnjën. Kjo do të thotë që fëmija ushqehet vetëm me qumështin e gjirit. Nuk duhet të kalojnë më shumë se 4 orë midis orareve të ushqimit gjatë ditës dhe 6 orë midis orareve të ushqimit gjatë natës.
- Gruaja nuk duhet ta shtrydhë qumështin. Shtrydhja e qumështit është kur shtrydhet gjoksi me një dorë ose kur përdoret një pompë për thithjen e qumështit nga gjoksi.
Nuk është e lehtë të plotësohen të gjitha këto kushte. Nëse nuk i plotësoni këto kushte, mund të keni një shtatzëni të paplanifikuar. Ju duhet të përdorni një metodë kontracepsioni. Kur ushqeni me gji, më e mira është të përdorni 1 prej këtyre metodave të kontracepsionit:
- prezervativ
- implant kontraceptiv
- pajisje IUD prej bakri
- minipilulë
- pajisje IUD hormonale
- injeksion kontraceptiv.
Filloni ta përdorni minipilulën, pajisjen IUD hormonale ose injeksionin kontraceptiv të paktën 6 javë pas lindjes. Mund të filloni të përdorni më herët prezervativë, pajisjen IUD hormonale ose pajisjen IUD prej bakri. Pyesni maminë, gjinekologun ose mjekun e familjes për këshillë.