Të mbrosh dhe të respektosh kufijtë
Kufijtë tuaj ju tregojnë se çfarë është e pranueshme për ju në një marrëdhënie ose në kontaktin me dikë jashtë marrëdhënies tuaj. Dikush i cili kapërcen kufijtë tuaj nuk është i respektueshëm. Integriteti juaj mund të dëmtohet.
Kjo mund të manifestohet vetë në shumë situata të ndryshme. Për shembull:
- ju kanë fyer;
- ju nuk doni të kryeni marrëdhënie seksuale (ende);
- ju nuk pëlqeni lloje seksi të caktuara;
- eksperienca juaj e dhunimit.
Kufijtë e dikujt janë kapërcyer kur ai/ajo nuk bien dakord me atë që ndodh dhe mënyrën në të cilën ajo ndodh.
Të respektosh kufijtë e njëri tjetrit në një marrëdhënie, të dy partnerët:
- duhet të bien dakord me atë që po ndodh;
- nuk duhet të përdorin ose ndjejnë ndonjë presion;
- duhet të jenë partnerë të barabartë (njëri nuk duhet të ketë pushtet mbi tjetrin).
Të thuash "jo"
Nëse ndjeni sikur kufijtë tuaj po kapërcehen, thoni “jo”. Partneri juaj duhet të respektojë zgjedhjen tuaj. Flisni me partnerin tuaj rreth asaj që ju doni dhe se si ndiheni:
- Jini shumë i qartë.
- Qëndroni ose uluni drejt dhe shikoni në sytë e partnerit tuaj.
- Shpjegoni pse thoni "jo".
- Nëse është e nevojshme, përsërisni mesazhin tuaj.
- Mos u ndjeni fajtor.
- Mos bëni premtime që s'mund t'i mbani.
Të thuash “jo” është e vështirë, por është një mënyrë për të komunikuar me partnerin tuaj se cilët janë kufijtë tuaj. Kufijtë tuaj duhet të jenë të qartë për partnerin tuaj. Nëse “jo” nuk pranohet nga partneri juaj, merrni ndihmë profesionale ose rrëfehuni te një person që është i afërt me ju.
Ju mund të jeni i frikësuar të humbisni partnerin tuaj. Vendosni nëse partneri juaj është i mirë për ju, nëse ai/ajo vazhdon t'ju detyrojë të bëni gjëra që nuk doni t'i bëni.
Sjellja seksualisht abuzive
Kur ju bindin të bëni diçka nëpërmjet dhunës ose kërcënimeve, kjo quhet shtrëngim. Kur ka një shtrëngim, kufijtë tuaj nuk po respektohen. Nëse po shtrëngoheni të bëni lloje të caktuara veprimesh seksuale (për shembull: marrëdhënie seksuale, puthje, prekje, komente seksuale, punë seksuale), kjo quhet sjellje seksualisht abuzive ose abuzim seksual.
Të respektosh kufijtë e njëri tjetrit është e rëndësishme. Abuzimi mund të shkaktojë probleme psikologjike dhe shëndetësore. Për më tepër, sjellja seksualisht abuzive dhe tjetër dhuna ndaj partnerit ndalohen me ligj.
Nëse doni të kryeni marrëdhënie dhe partneri juaj nuk do, mund ta diskutoni këtë problem së bashku. Seksi është më shumë se veç marrëdhënie seksuale. Të jesh fizikisht pranë njëri tjetrit është njësoj e rëndësishme për mirëqenien tuaj dhe marrëdhënien tuaj.
Abuzimi seksual gjithashtu mund të ndodhë jashtë një marrëdhënie, për shembull me të afërmit, të njohurit dhe ish partnerët.
Të kërkosh ndihmë
Nëse përjetoni sjellje seksualisht abuzive ose tjetër dhunë ndaj partnerit, kërkoni ndihmë:
- Flisni me një person që besoni.
- Flisni me një profesionist shëndeti. Mos u ndjeni fajtor ose i turpëruar. U ndodh shumë njerëzve.
Kontaktoni policinë nëse doni të akuzoni dikë zyrtarisht për sjellje seksualisht abuzive ose për një lloj tjetër të dhunës ndaj partnerit.