Të kënaqur me marrëdhënien tuaj

Nuk ka një përcaktim të përgjithshëm të një marrëdhënieje të mirë. Ju dhe partneri juaj duhet të vendosni për veten tuaj kur jeni që të dy të kënaqur me marrëdhënien tuaj.

Disa aspekte të rëndësishme të një marrëdhënie të mirë mund të jenë:

  • Barazia: të dy partnerët janë të barabartë. Një partner nuk dominon tjetrin;
  • Respekti dhe pranimi: ju dhe partneri juaj jeni 2 njerëz të ndryshëm. Ju do të jeni gjithmonë i ndryshëm dhe ju e pranoni këtë;
  • Besimi: ju besoni njëri tjetrin dhe rrëfeheni te njëri tjetri;
  • Komunikimi: ju shprehni ndjenjat dhe dëshirat tuaja;
  • Koha: ju kaloni kohë me një tjetrin;
  • Interesat: ju ndani të njëjtat interesa.
Një burrë dhe një grua duke u përqafuar nga miqësia

Për disa njerëz, është e rëndësishme të doni njëri tjetrin në një marrëdhënie. Për njerëz të tjerë, një marrëdhënie e mirë bazohet në miqësi.

Një marrëdhënie e mirë ka të bëjë me mënyrën sesi ju të dy ndjeheni. Ju dhe partneri juaj vendosni nëse marrëdhënia duket mirë.

Tevreden met uw relatie

Er bestaat geen algemene definitie van een goede relatie. U en uw partner moeten zelf beslissen wanneer jullie beiden tevreden zijn over jullie relatie.

Dit kunnen belangrijke aspecten van een goede relatie zijn:

  • Gelijkheid: beide partners zijn gelijk. De ene partner domineert de andere niet.;
  • Respect en aanvaarding: u en uw partner zijn 2 verschillende mensen. Jullie zullen altijd verschillend zijn en jullie aanvaarden dit.;
  • Vertrouwen: jullie vertrouwen elkaar en nemen elkaar ook in vertrouwen.;
  • Communicatie: beide partners drukken hun gevoelen en wensen uit.;
  • Tijd: jullie brengen tijd door met elkaar.;
  • Interesses: jullie hebben dezelfde interesses…
Een man en een vrouw omhelzen elkaar uit vriendschap

Voor sommigen is het belangrijk van elkaar te houden in een relatie. Voor anderen is een goede relatie dan weer gebaseerd op vriendschap.

Een goed relatie gaat over hoe beide partners zich voelen. U en uw partner beslissen zelf of de relatie goed voelt.

Keni nevojë për më shumë informacion ose ndihmë?

CAW - Centrum Algemeen Welzijn
Qendër për mirëqenien e përgjithshme - ndihmë për të gjitha llojet e problemeve: për një marrëdhënie të vështirë, probleme mjekësore, financiare, administrative, ligjore ose materiale, probleme familjare... Qendrat CAW ofrojnë gjithashtu ndihmë për viktimat e dhunës dhe abuzimit. Gjeni një qendër CAW:
Mjeku i familjes
Mund të flisni me një mjek të familjes pothuajse për çdo problem intim. Nëse është e nevojshme, mjeku i familjes mund t'ju dërgojë te një profesionist shëndetësor i specializuar. Gjeni një mjek të familjes në lagjen tuaj:
Wijkgezondheidscentrum
Mund të vizitoni një mjek familjeje në një qendër shëndetësore të komunitetit. Në qendrat shëndetësore të komunitetit punojnë edhe profesionistë të tjerë të kujdesit, si p.sh. infermierët dhe punonjësit socialë. Kujdesi ofrohet pa pagesë. Gjeni një qendër shëndetësore të komunitetit në lagjen tuaj:
Seksologu
Terapi për problemet seksuale. Një seksolog kërkon të gjejë një zgjidhje nëpërmjet bisedave me njërin ose me të dy partnerët. Gjeni një seksolog në lagjen tuaj: