Çfarë është kënaqësia seksuale?
Kënaqësia seksuale zakonisht fillon kur ju ndjeni dëshirë seksuale. Shumë shpesh ajo gjithashtu përfshin emocione, për shembull: të ndani intimitetin ose të ndiheni të lumtur ndërsa përkëdhelni njëri-tjetrin.
Eksitimi
Nëse trupi juaj stimulohet, ju mund të eksitoheni. Trupi juaj mund të kalojë përmes disa fazave të eksitimit. Nëse jeni shumë i eksituar, ju mund të arrini një orgazëm. Për t’u eksituar, njerëzit pëlqejnë, për shembull të:
- përqafohen;
- përkëdhelin dhe të përkëdhelen;
- puthin dhe të puthen;
- lëpijnë dhe të lëpihen …
në pjesë të ndryshme të trupit.
Zonat erogjene për shumë njerëz janë:
Të ndryshme për këdo, çdo herë
Seksi mund të jetë ndryshe çdo herë dhe për çdo çift. Flisni me partnerin tuaj për atë që ju të dy pëlqeni dhe si e pëlqeni atë (ëmbëlsisht apo ashpër, shpejt apo ngadalë, me gishtat tuaj, buzët apo gjuhë…).
Njerëzit mund të kenë marrëdhënie seksuale por nuk është e domosdoshme të kenë kënaqësi seksuale. Ju gjithashtu mundeni veç të shijoni të qënit intim me njëri tjetrin: të përkëdheleni, të putheni, të flisni, të shijoni shoqërinë e njeri-tjetrit …
Ju mund të arrini një orgazëm nëse ju jeni shumë i eksituar, por gjithashtu mund të ndodhë që ju të mos arrini një orgazëm. Ky nuk është një problem nëse ju dhe partneri juaj nuk jeni të pakënaqur për të.
Mbrojtja nga IST-të
Ju mund të keni kënaqësi seksuale kur përdorni një prezervativ gjatë marrëdhënies seksuale. Përdorni një prezervativ për t’u mbrojtur nga IST-të.
Nëse nuk keni asnjë dëshirë për të bërë fëmijë për momentin, përdorni një prezervativ ose tjetër metodë të kontracepsionit.