Zgjedhja e një metode kontracepsioni

Ju zgjidhni metodën e kontracepsionit më të mirë për ju dhe për fazën tuaj të jetës. Metoda e kontracepsionit mund të ndryshojë gjatë jetës tuaj. Është mirë të dish cilat metoda të kontracepsionit ekzistojnë dhe cilat pyetje t'i bëni vetes kur zgjidhni një metodë. Është në dorën tuaj të bëni një zgjedhje. Mjeku juaj mund t'ju ndihmojë gjithashtu të zgjidhni.

Për të zgjedhur metodën më të mirë të kontracepsionit për ju, bëjini vetes pyetjet në vijim:

  • Sa vjeç jam?
    Gratë e reja janë shumë pjellore. Është e rëndësishme të zgjidhni një metodë të sigurt.
  • A jam harraqe?
    A kam një punë me orare të çrregullt?
    A kam një jetë të ngarkuar?
    Duhet të kujtoheni më shpesh kur përdorni disa metoda kontracepsioni.
  • A ndryshojnë shpesh partnerët e mi?
    Rreziku i marrjes së IST-ve është më i lartë nëse ju ndryshoni partnerë herë pas here. Mbrojeni veten nga IST-të.
  • A kam vetëm marrëdhënie seksuale rastësisht?
    Ju përdorni një prezervativ, prezervativ femëror ose diafragmë vetëm në momentin që doni të kryeni marrëdhënie seksuale. Sigurohuni që të keni në shtëpi edhe një pilulë kontraceptive të urgjencës.
  • A pi duhan? A jam mbi peshë?
    Me disa metoda kontracepsioni që përmbajnë hormone, rreziqet e shëndetit janë më të lartë nëse ju pini duhan ose jeni mbi peshë.
  • A është situata ime financiare e vështirë?
    Disa metoda kontracepsioni janë më pak të kushtueshme se të tjerat.
  • A thotë besimi im diçka rreth kontracepsionit dhe a është kjo e rëndësishme për mua?
  • A dua unë që partneri im ose familja të dinë rreth metodës time të kontracepsionit?
    Disa metoda të kontracepsionit nuk janë të dukshme.
  • A dua që cikli menstrual i imi (gjakderdhja) të vazhdojë? A do më pëlqente të kem një cikëltë rregullt?
    Disa metoda kontracepsioni ndihmojnë ciklin tuja të bëhet më i rregullt. Me metoda të tjera të kontracepsionit, cikli juaj menstrual mund të bëhet më i çrregullt dhe madje ndonjëherë mund të ndalojë pas një kohe.
  • A e kam problem që mjeku duhet të më injektojë ose të më fusë ilaçin ose pajisjen?
    Për disa metoda të kontracepsionit ju keni nevojë për asistencën e një mjeku, për të tjera jo.

Pyetni një profesionist shëndeti për këshillë. Gjithashtu diskutoni kontracepsionin me partnerin tuaj. Të dy partnerët ndajnë përgjegjësinë për kontracepsionin. Ju mund të shkoni te një profesionist shëndeti së bashku.

Nëse një metodë nuk funksionon për ju, mund ta ndryshoni në tjetër. Për shembull: nëse nuk ndiheni mirë fizikisht, keni efekte anësore, partneri juaj nuk e miraton ose është shumë e kushtueshme, ...

Een anticonceptiemiddel kiezen

U kunt een anticonceptiemiddel kiezen dat het best bij uw situatie en uw levensfase past. U kunt op een later moment in uw leven van anticonceptiemiddel veranderen. Het is daarom goed om te weten welke anticonceptiemiddelen er bestaan en welke vragen u zich kunt stellen bij het kiezen van een middel. U beslist welk middel u wil gebruiken. Uw dokter kan u ook helpen bij het maken van een keuze.

Om het anticonceptiemiddel te kiezen dat het best bij u past, kunt u zich deze vragen stellen:

  • Hoe oud ben ik?
    Jonge vrouwen zijn zeer vruchtbaar. Het is belangrijk om een betrouwbare methode te kiezen. 
  • Ben ik vergeetachtig?
    Heb ik een job met onregelmatige uren?
    Heb ik een druk leven? 
    Aan sommige anticonceptiemiddelen moet u vaker denken dan aan andere. 
  • Wissel ik vaak van partner?
    Het risico op het krijgen van een soa is groter wanneer u vaak van partner wisselt. Bescherm u tegen soa’s.  
  • Heb ik af en toe geslachtsgemeenschap
    U kunt een condoomvrouwencondoom of pessarium gebruiken alleen op het moment dat u geslachtsgemeenschap wil hebben. Zorg dat u naast anticonceptie ook een noodpil in huis heeft.
  • Rook ik? Ben ik te zwaar?
    Bij sommige anticonceptiemiddelen met hormonen zijn de risico’s voor de gezondheid groter dan bij andere wanneer u rookt of te zwaar bent. 
  • Is mijn financiële situatie moeilijk?
    Sommige anticonceptiemiddelen zijn goedkoper dan andere.
  • Zegt mijn geloof iets over anticonceptie en is dit belangrijk voor mij? 
  • Mag mijn partner weten dat ik anticonceptie gebruik? 
    Sommige anticonceptiemiddelen zijn niet zichtbaar.
  • Wil ik dat mijn menstruatie (bloeden) blijft terugkomen? Zou ik graag een regelmatige cyclus hebben?
    Sommige anticonceptiemiddelen zorgen voor een meer regelmatige cyclus. Met andere anticonceptiemiddelen kan uw menstruatie onregelmatig worden of zelfs na een tijdje helemaal stoppen.
  • Vind ik het vervelend dat de dokter een anticonceptiemiddel injecteert of in mijn lichaam aanbrengt?
    Voor sommige anticonceptiemiddelen heeft u de hulp van een dokter nodig, voor andere niet. 

Vraag advies aan een zorgverlener. Bespreek anticonceptie ook met uw partner. Beide partners zijn verantwoordelijk voor anticonceptie. U kunt samen naar een zorgverlener gaan.

Als een anticonceptiemiddel niet goed werkt voor u, kunt u een ander kiezen. Bijvoorbeeld wanneer u zich fysiek niet goed voelt, u bijwerkingen heeft, uw partner het niet goedkeurt, het te duur is,…

Keni nevojë për më shumë informacion ose ndihmë?

Mjeku i familjes
Mund të flisni me një mjek të familjes pothuajse për çdo problem intim. Nëse është e nevojshme, mjeku i familjes mund t'ju dërgojë te një profesionist shëndetësor i specializuar. Gjeni një mjek të familjes në lagjen tuaj:
Wijkgezondheidscentrum
Mund të vizitoni një mjek familjeje në një qendër shëndetësore të komunitetit. Në qendrat shëndetësore të komunitetit punojnë edhe profesionistë të tjerë të kujdesit, si p.sh. infermierët dhe punonjësit socialë. Kujdesi ofrohet pa pagesë. Gjeni një qendër shëndetësore të komunitetit në lagjen tuaj:
CAW - Centrum Algemeen Welzijn
Qendër për mirëqenien e përgjithshme - ndihmë për të gjitha llojet e problemeve: për një marrëdhënie të vështirë, probleme mjekësore, financiare, administrative, ligjore ose materiale, probleme familjare... Qendrat CAW ofrojnë gjithashtu ndihmë për viktimat e dhunës dhe abuzimit. Gjeni një qendër CAW:
De Kraamtuin
Informacion mbi dëshirën për të pasur fëmijë, shtatzëninë, lindjen, kujdesin e lindjes, ushqyerjen me gji dhe të qenët prind.
078 05 52 00
Expertisecentrum Kraamzorg De Bakermat
Informacion mbi dëshirën për të pasur fëmijë, shtatzëninë, lindjen, kujdesin e lindjes, ushqyerjen me gji dhe të qenët prind.
016 20 77 40
Expertisecentrum Kraamzorg De Kraamvogel
Informacion për gratë shtatzëna dhe prindërit e rinj
03 238 11 00
Expertisecentrum Kraamzorg De Wieg
Informacion për gratë shtatzëna dhe prindërit e rinj
0473 45 14 38, 050 33 02 70
Expertisecentrum Kraamzorg Kraamkaravaan
Informacion mbi dëshirën për të pasur fëmijë, shtatzëninë, lindjen, kujdesin e lindjes, ushqyerjen me gji dhe të qenët prind.
09 333 57 60
Expertisecentrum Kraamzorg Volle maan
Informacion mbi dëshirën për të pasur fëmijë, shtatzëninë, lindjen, kujdesin e lindjes, ushqyerjen me gji dhe të qenët prind.
02 229 25 58, 0478 88 11 86