T'i thuash dikujt se keni HIV
Jetesa me HIV nuk është gjithmonë e lehtë. Në kohëra të vështira, mund të jetë lehtësim të flisni me dikë rreth tij.
T'u thuash njerëzve se keni HIV mund të ketë efekte pozitive. Njerëzit të cilët e dinë do ju kuptojnë më mirë dhe mund t'ju japin mbështetje më të mirë.
Kur ju flisni rreth statusit tuaj HIV
Flisni rreth HIV kur të jeni gati dhe të ndjeni nevojën të flisni rreth tij. Shumë njerëz ndjejnë nevojën të flasin kur:
- Sapo u është thënë se kanë HIV.
- Duhet të fillojnë marrjen e ilaçeve.
- Janë duke filluar një marrëdhënie të re.
- Presioni i jetesës me një sekret bëhet shumë tepër për t'u përballuar.
Zgjidhni momentin më të përshtatshëm për ju.
Jini të përgatitur
Jini të përgatitur kur i tregoni dikujt sepse ai ose ajo do t'ju bëjë pyetje.
- Përpiquni të zbuloni se çfarë ju shqetëson dhe çfarë ju bën të pasigurt.
- Shpjegoni se çfarë po kaloni sa më saktë që të jetë e mundur.
- Mendoni për atë që doni të arrini duke ia thënë dikujt.
- Mos prisni një përgjigje ose reagim të menjëhershëm nga personi të cilit po ia tregoni.
Flisni me njerëz që i besoni dhe që mund t'ju ndihmojnë.
Shumë njerëz nuk dinë shumë rreth HIV-it ose kanë paragjykime. Ata mund të reagojnë në një mënyrë të çuditshme ose negative. Ky nuk është faji juaj. Mund të provoni t'u jepni informacion të saktë për HIV-in.
Biseda me njerëz të tjerë me HIV
Mund të takoheni dhe të bisedoni me njerëz të tjerë me HIV dhe të bëni pyetje e të ndani përvojat nëpërmjet forumit të Sensoa në linjë. Forumi ka një funksion përkthimi.
Statusi juaj i HIV-it dhe ligji
Keni të drejtën të vendosni nëse doni t'i thoni dikujt në jetën tuaj të përditshme se keni HIV.
Mund të jetë e rëndësishme t'u thoni profesionistëve të shëndetit se ju keni HIV. Ata do të mund të ofrojnë kujdesin më të mirë për shëndetin tuaj, vetëm nëse janë në dijeni të infeksionit tuaj. Ju mund të flisni lirisht me një profesionist të shëndetit. Ai/ajo nuk mund t'i japë ndonjë informacion për ju dikujt tjetër. Ai/ajo detyrohet me ligj të respektojë privatësinë tuaj. Ai/ajo nuk do ju gjykojë juve.
Njerëzit nuk janë të lejuar t'ju diskriminojnë sepse ju keni HIV.