Trajtimi i HIV
Të mbash HIV nën kontroll
Virusi HIV është i pashërueshëm por mund ta mbani nën kontroll me ilaçe. Nëse keni HIV dhe merrni shpejt ilaçet e duhura, mund të bëni një jetë normale. Nuk do të sëmureni me SIDA dhe madje mund të jetoni aq sa dhe një person pa HIV.
Ka shumë ilaçe të ndryshme që ju mund të merrni. Ky është zakonisht një kombinim i disa pilulave. Mjeku vendos bashkë me ju se cilat ilaçe janë më të mirat për ju.
Ilaçet e HIV mund të kenë efekte anësore. Flisni me një mjek rreth këtyre. Zakonisht, efektet anësore mund të trajtohen. Mos ndryshoni sasinë dhe mos ndaloni së marri ilaçin tuaj.
Marrja e ilaçeve rreptësisht siç përshkruhet
Ilaçet funksionojnë vetëm në qoftë se i merrni pikërisht ashtu siç ju thotë mjeku.
- Ju gjithmonë merrni sasinë e duhur të ilaçeve;
- Ju i merrni ilaçet çdo ditë;
- Ju i merrni ilaçet në të njëjtën orë të ditës;
- Ju i merrni ilaçet në mënyrën e duhur, në varësi të ilaçeve që ju janë dhënë në recetë. Për shembull: para ose pas ushqimit.
- Mos ndaloni kurrë së marri ilaçet pa folur me një mjek. Trajtimi mund të ndalohet përkohësisht dhe të ketë më pak efekt.
Nuk keni më ndonjë rrezik infeksioni
Nëse i merrni ilaçet tuaja siç duhet çdo ditë, sasia e virusit HIV në gjakun tuaj (ngarkesa virale) do të zvogëlohet. Pas disa muajsh, shpesh mund të mos zbulohet më, megjithëse virusi është ende në trupin tuaj. Atëherë pothuajse nuk ka asnjë rrezik që ju do të infektoni dikë tjetër.
HIV në një marrëdhënie të qëndrueshme
Në kushte të caktuara, është e mundur që të bëni seks pa prezervativ me partnerin tuaj të qëndrueshëm (marrëdhënie e qëndrueshme) i cili nuk ka HIV:
- Nëse i merrni ilaçet tuaja të HIV siç duhet çdo ditë dhe
- Nëse, për të paktën 6 muaj, ngarkesa juaj virale nuk mund të zbulohet më dhe
- Nëse ngarkesa juaj virale u kontrollua në më pak se 6 muaj më parë;
- Nëse ju dhe partneri juaj nuk keni ndonjë IST tjetër dhe membrana mukoze e gojës, anusit, penisit ose vaginës tuaj nuk është e dëmtuar.
Flisni me një mjek dhe me partnerin tuaj nëse doni të bëni seks pa prezervativ.
Të flasësh me një mjek
Mund të flisni lirshëm me një mjek. Një mjek nuk mund t'i japë ndonjë informacion për ju dikujt tjetër. Ai/ajo detyrohet me ligj të respektojë privatësinë tuaj.