Dhunë bazuar në nder
Nder do të thotë se ju jeni i çmuar për veten tuaj dhe shoqërinë. Disa njerëz mund të zgjedhin për veten e tyre si të jetojnë në një mënyrë të nderuar. Për të tjerë njerëz, kjo vendoset nga familja e tyre dhe shoqëria. Në këtë rast, ju përfaqësoni familjen tuaj. Sjellja juaj ndikon gjithë pjesëtarët e familjes tuaj.
Një person mund të konsiderohet se ka lënduar nderin e një familje nga, për shembull:
- duke humbur virgjërinë;
- duke pasur një marrëdhënie para martese;
- duke u përdhunuar;
- duke u larguar;
- duke refuzuar një martesë të ujdisur;
- duke shfaqur një sjellje që konsiderohet e papranueshme, si p.sh. nëse nuk shkon në shtëpi menjëherë pas shkollës ose vesh lloje të gabuara rrobash;
- ndarja nga partneri ose familja.
Nëse nderi i një familjeje dëmtohet ose mund të dëmtohet, familjet përdorin ndonjëherë forcë ose dhunë për të ruajtur ose për të rikuperuar nderin. Familjet e ndjejnë që kjo është e nevojshme në mënyrë që të mund të vazhdojnë të jenë pjesë e komunitetit në të cilin jetojnë. Kjo quhet dhunë e bazuar në nder.
Dhuna bazuar në nder ndalohet me ligj.
Lloje të dhunës bazuar në nder
Dhuna bazuar në nder mund të marrë shumë forma, për shembull:
- kontrolli, për shembull: të jesh i vëzhguar nga pjesëtarët e familjes dhe të mos lejohesh të dalësh me miqtë ose të merresh me sporte;
- ndëshkim fizik: të të gjuajnë, të rrihesh;
- ndëshkim psikologjik: të të fyejnë, kërcënime, familja hiqet sikur ju keni vdekur ose nuk keni ekzistuar kurrë.
- martesë e detyruar;
- të detyrosh dikë të kryejë vetëvrasje;
- vrasje.
Në shumë shoqëri, burrat marrin më shumë liri dh pushtet se gratë Rolet e burrave dhe grave (rolet sipas gjinisë) janë shumë të ndryshëm. Kjo është arsyeja se pse gratë janë më shpesh viktima të dhunës bazuar në nder.
Ndonjëherë burrat gjithashtu vuajnë nga dhuna bazuar në nder, për shembull: nëse ata flasin rreth homoseksualitetit të tyre ose kur nuk bien dakord për një martesë të ujdisur.
Dhuna mund të kryhet nga më shumë se një pjesëtar i familjes. Ofenduesit mund të jenë burra ose gra. Ndonjëherë mund të jetë partneri i personit i cili kryen dhunën.
Të kërkosh ndihmë
Nëse jeni një viktimë i dhunës bazuar në nder, kërkoni ndihmë:
- Flisni me dikë që mund t'i besoni.
- Kontaktoni policinë ose organizata të specializuara dhe flisni rreth dhunës. Sa më mirë ta shpjegoni situatën, aq më mirë mund të garantohet siguria juaj.