Dhunë bazuar në nder
Në Belgjikë, të kryesh dhunë bazuar në nder ose të ndihmosh në ndonjë mënyrë (të jesh një bashkëpunëtor), ndalohet me ligj. Mund të dënohet me deri në 25 vjet burg.
nëse ju jeni një viktimë e dhunës bazuar në nder ose jeni në rrezik të bëheni një viktimë, ju mund të kërkoni ndihmë. Çdo CAW (Qendër për Mirëqenien Publike) ka një shërbim të veçantë të quajtur “slachtofferhulp” (ndihmë për viktimën). Ata mund të vijnë me ju në polici, te një mjek ose një gjykatë. Kur ju shkoni në një CAW, ju nuk duhet të jepni emrin tuaj. Ju mund të merrni ndihmë dhe këshilla në mënyrë anonime dhe pa pagesë.
Kur jeni në një situatë urgjente dhe me frikë të dhunës, ju mund të shkoni te një shtëpi e sigurt (vluchthuis).
Ju mund të shkoni në polici menjëherë të paraqisni një ankesë. Ata janë të detyruar të respektojnë privatësinë tuaj. Nëse ju jeni në rrezik të dhunës së mëtejshme ose veprimeve hakmarrëse, policia mund t’ju mbrojë. Policia është e detyruar t’ju trajtojnë në mënyrë të respektueshme dhe të saktë.
Sipas ligjit, nëse ju jeni pa status të ligjshëm të qëndrimit, policia duhet t’ju trajtojë me të njëjtin respekt si viktimat e tjera. Megjithatë, policia mund t’ju arrestojë për shkak të statusit tuaj të qëndrimit. Prandaj është mirë që të shoqëroheni nga një profesionist nga një CAW ose nga një organizatë tjetër sociale.