Të qënit një burrë ose të qënit një grua

Seksi

Shumica e njerëzve janë lindur me 1 seks fizik. Ata janë lindur ose si një burrë ose si një grua.

Disa njerëz ndiejnë që i përkasin seksit tjetër. Ata janë lindur me trupin e një gruaje por ndihen më shumë si një burrë ose anasjelltas. Ose ata mund të ndihen pak si të dy. Kjo quhet trans-seksualitet.

Disa njerëz kanë karakteristika të të dy sekseve mashkull dhe femër. Ky quhet inter seksualitet.

Gjinia dhe rolet sipas gjinisë

Burra dhe gra gjithashtu kanë role në shoqëri. Ato quhen role gjinore. Gjinia i referohet të gjitha pritshmërive që një familje ose shoqëri ka se si një burrë dhe një grua supozohet të sillen.

Gjinia u jep përgjigje pyetjeve të tilla si:

  • Si duhet të duket një burrë ose një grua?
  • Si duhet të sillet një burrë ose një grua?
  • Çfarë është tipike për një burrë ose një grua?
  • Cila sjellje është e pranueshme ose a papranueshme për një burrë ose një grua?

Këto role dhe pritshmëritë ndryshojnë në kultura dhe shoqëri të ndryshme. Ato përcillen nga prindërit dhe shoqëria. Rolet dhe pritshmëritë ndryshojnë me kalimin e kohës dhe janë në rritje gjithnjë e më të ndryshme.

Në marrëdhënie gjithashtu, burrat dhe gratë kanë role të ndryshme. Rolet e burrave dhe grave janë të një rëndësie të barabartë.

Orientimi seksual

Njerëzit mund të kenë orientime seksuale të ndryshme. Për shembull: heteroseksualiteti (tërheqja ndaj seksit tjetër), homoseksualiteti (tërheqja ndaj të njëjtit seks) ose biseksualiteti (tërheqja ndaj të dy sekseve). Orientimi seksual i dikujt mund të ndryshojë gjatë jetës së tij/së saj.

Man of vrouw zijn

Geslacht

De meeste mensen worden met één biologisch geslacht geboren. Ze worden geboren als man of als vrouw.

Sommige mensen voelen dat ze tot het andere geslacht behoren. Ze zijn geboren met het lichaam van een vrouw maar voelen zich meer man, of omgekeerd. Of ze voelen zich zowel man als vrouw. Dit wordt transgender genoemd.

Sommige mensen hebben zowel mannelijke als vrouwelijke geslachtskenmerken. Dit wordt interseksualiteit genoemd.

Gender en genderrollen

Mannen en vrouwen hebben rollen in onze samenleving. Deze worden genderrollen genoemd. Het gender verwijst naar de verwachtingen die een familie of gemeenschap heeft van hoe een man en vrouw zich moeten gedragen.

Gender biedt antwoorden op vragen als:

  • Hoe moet een man of vrouw eruitzien?
  • Hoe moet een man of vrouw zich gedragen?
  • Wat is typisch mannelijk of vrouwelijk?
  • Welk gedrag is al dan niet aanvaardbaar voor een man of vrouw?

Deze rollen en verwachtingen verschillen afhankelijk van de cultuur en samenleving. Ze worden doorgegeven van ouders op kinderen en via de samenleving. De rollen en verwachtingen wijzigen in de loop der jaren en worden steeds meer divers.

Ook in relaties hebben mannen en vrouwen verschillende rollen. De rollen van mannen en vrouwen zijn even belangrijk.

Seksuele oriëntatie

Mensen kunnen verschillen in seksuele oriëntatie. Voorbeelden hiervan zijn heteroseksualiteit (zich aangetrokken voelen tot mensen van het andere geslacht), homoseksualiteit (zich aangetrokken voelen tot mensen van hetzelfde geslacht) of biseksualiteit (zich aangetrokken voelen tot beide geslachten). Iemands seksuele geaardheid kan in de loop van zijn/haar leven veranderen.

Keni nevojë për më shumë informacion ose ndihmë?

CAW - Centrum Algemeen Welzijn
Qendër për mirëqenien e përgjithshme - ndihmë për të gjitha llojet e problemeve: për një marrëdhënie të vështirë, probleme mjekësore, financiare, administrative, ligjore ose materiale, probleme familjare... Qendrat CAW ofrojnë gjithashtu ndihmë për viktimat e dhunës dhe abuzimit. Gjeni një qendër CAW:
Mjeku i familjes
Mund të flisni me një mjek të familjes pothuajse për çdo problem intim. Nëse është e nevojshme, mjeku i familjes mund t'ju dërgojë te një profesionist shëndetësor i specializuar. Gjeni një mjek të familjes në lagjen tuaj:
Wijkgezondheidscentrum
Mund të vizitoni një mjek familjeje në një qendër shëndetësore të komunitetit. Në qendrat shëndetësore të komunitetit punojnë edhe profesionistë të tjerë të kujdesit, si p.sh. infermierët dhe punonjësit socialë. Kujdesi ofrohet pa pagesë. Gjeni një qendër shëndetësore të komunitetit në lagjen tuaj:
Ella
Informacion për emigrimin për shkak martese, marrëdhëniet dhe martesat e përziera dhe për gjininë
02 209 34 69
Instituti i barazisë midis grave dhe burrave
Këtu mund të paraqitni ankimet për diskriminimin seksual ose për shkak të identitetit gjinor.
02 233 41 75
Merhaba
Organizatë për personat që kanë emigruar, të cilët ndiejnë tërheqje për personat e të njëjtës gjini dhe/ose të cilët kanë pyetje rreth orientimit seksual ose identitetit të tyre gjinor.
0487 55 69 38 (telefoni i "Merhaba")