Të dini nëse ju keni një IST
Shpesh IST-të nuk kanë simptoma të qarta. Ju nuk mund të shihni gjithmonë nëse keni një IST. Testojeni veten tuaj nëse dëshironi të siguroheni që nuk keni një IST. Një prezervativ ju mbron ju dhe partnerin tuaj nga shumica e IST-ve.
Simptomat
Nëse keni një nga simptomat e më poshtme ju mund të keni një IST:
- rrjedhje nga uretra, vagina ose anusi (e verdhë, e gjelbër, kafe, me erë të keqe ose të gjakosur). Zakonisht është normale të keni rrjedhje nga vagina (rrjedhje vaginale). Nëse rrjedhja ka erë të fortë ose ndryshon ngjyrë, mund të jetë një simptomë e një IST-je;
- ndryshime në lëkurën tuaj: flluska, lytha, puçrra ose rrjedhje mbi/në/rreth penisit, vaginës, anusit ose gojës/fytit;
- dhimbje dhe/ose një ndjesi djegieje kur shkoni në tualet;
- kruajtje e pensit, vaginës, anusit ose qimeve pubike;
- gjakrrjedhje ose dhimbje barku kur kryeni marrëdhënie seksuale (penetrim);
- dhimbje në një ose të dy testikujt (burri);
- gjak në feçet tuaja.
Infeksionet vaginale
Disa simptoma te gratë (rrjedhje, kruajtje të vaginës, ndjesi djegieje gjatë urinimit) mund të shkaktohen nga dy infeksione kërpudhore: kandida ose vaginoza bakteriale.
Ato nuk transmetohen seksualisht (nuk janë IST). Ato janë quajtur infeksione vaginale.
Pyesni mjekun tuaj të familjes për këshillë.
Trajtimi i IST-ve
Simptomat e një IST-je mund të zhduken ndërkohë që ju e keni ende IST-në. Megjithatë ju duhet të trajtoheni. Shumica e IST-ve mund të kurohen ose simptomat e tyre mund të trajtohen.
IST-të mund ta dëmtojnë shumë shëndetin tuaj dhe shëndetin e partnerit tuaj nëse nuk trajtohen. Për shembull: mund ta keni të vështirë të ngelni shtatzënë (shterpësi).
Pyesni mjekun tuaj të familjes për këshillë.