Një fëmijë abuzohet seksualisht kur ai ose ajo detyrohet ose bindet që të marrë pjesë në akte seksuale, me ose pa kontakt fizik. Kjo mund të ndodhë edhe në internet. Për shembull: prekja, puthja, marrëdhënia seksuale, detyrimi i fëmijës që të shohë pornografi , përdorimi i gjuhës vulgare, tregimi i organeve gjenitale ose shpërndarja e fotografive ose filmave me fëmijë të zhveshur lakuriq.
Ndonjëherë fëmija nuk e di ose nuk e kupton që ai ose ajo po abuzohet.
Personi që abuzon fëmijën mund të jetë një i rritur ose një person nën moshën 18 vjeç.
Në Belgjikë, aktet seksuale me një person më të ri se 16 vjeç ndalohen gjithmonë me ligj, edhe nëse ai/ajo ra dakord. Marrëdhënia seksuale me një person më të ri se 14 konsiderohet gjithmonë përdhunim, edhe nëse ai/ajo ra dakord për të. Belgjika dëshiron ta ndryshojë së shpejti këtë ligj. Një person do të mund të japë pëlqimin për marrëdhënie seksuale nga mosha 14 vjeç. Por, ekzistojnë 2 kushte:
- Partneri nuk duhet të jetë më shumë se 5 vjet më i madh.
- Partneri nuk duhet të ketë asnjë fuqi mbi personin më të ri dhe nuk duhet të jetë në pozita besimi.
Tentativa e përdhunimit ose përdhunimi i një fëmije dënohet më rëndë se kur viktima është një i rritur:
- viktima është një i rritur: 5 deri në 10 vjet burg;
- viktima është midis moshës 10 deri në 16 vjeç: 15 deri në 20 vjet burg;
- viktima është më i ri se mosha 10 vjeç: 20 deri në 30 vjet burg;
Prodhimi, shfaqja, shpërndarja ose shitja e pornografisë me fëmijë mund të dënohet me 5 deri në 10 vjet burgim dhe një gjobë deri në 10 000 €.
Nëse jeni dëshmitar i abuzimit të një fëmije ose dyshoni se një fëmijë po abuzohet, ju mund të:
- shkoni në një Qendër Konfidenciale CAN (Vertrouwenscentrum Kindermishandeling);
- telefononi falas linjën ndihmëse 1712;
- shkoni te mjeku i familjes;
- paraqisni një ankesë në polici, edhe në qoftë se ju nuk jeni të lidhur me fëmijën.