Gjymtimi gjenital femëror
Gjymtimi gjenital femëror quhet edhe synet i femrës.
Gjymtimi gjenital femëror mund të bëhet në mënyra të ndryshme:
- duke hequr pjesërisht ose krejtësisht pjesën e dukshme të klitorit (tipi 1);
- duke hequr pjesërisht ose krejtësisht klitorin dhe buzët gjinore (tipi 2);
- duke qepur buzët gjinore së bashku që të mbetet vetëm një hapje e vogël nëpërmjet së cilës të mund të dalin urina dhe gjaku nga trupi (tipi 3).
- Të gjitha veprimet e tjera që dëmtojnë organet e dukshme seksuale të gruas, si p.sh. shpimi, depërtimi, prerja, gdhendja, kruarja dhe djegia.
Gjymtimi gjenital femëror bëhet për arsye kulturore.
Organet seksuale të dukshme të gruas janë: 1. buzët gjinore të jashtme, 2. buzët gjinore të brendshme, 3. hapja e vaginës, 4. klitori. Vrima e jashtme e uretrës (5) dhe anusi (6) nuk bëjnë pjesë në organet seksuale.

Gjymtimi gjenital femëror është shumë i rrezikshëm për shëndetin e grave dhe të vajzave. Disa prej tyre kanë hemorragji dhe vdesin. Ai mund të shkaktojë edhe:
- ankth, stres, traumë, ndonjëherë edhe shok;
- infeksione dhe sëmundje;
- dhimbje gjatë ciklit menstrual dhe gjatë urinimit;
- një rrezik më të madh nga IST-të dhe virusi HIV;
- lindje shumë të dhimbshme dhe të ndërlikuar si për nënën, ashtu dhe për fëmijën;
- jopjellori;
- marrëdhënie seksuale të dhimbshme dhe më pak dëshirë seksuale.
Gjymtimi gjenital femëror është i paligjshëm në Evropë. Ai ndalohet me ligj.
Nëse i jeni nënshtruar një gjymtimi gjenital femëror ose keni frikë se do t'ju bëhet juve, kontaktoni me një organizatë të specializuar. Ata do të mund t'ju ndihmojnë.
Keni nevojë për më shumë informacion ose ndihmë?
GAMS Brussel
Groupe pour l'abolition des mutilations sexuelles (Organizatë për zhdukjen e gjymtimit gjenital femëror) - Ndihmë për gratë që janë viktima të gjymtimit gjenital femëror ose që kanë pyetje rreth tij
02 219 43 40
GAMS Antwerpen
Groupe pour l'abolition des mutilations sexuelles (Organizatë për zhdukjen e gjymtimit gjenital femëror) - Ndihmë për gratë që janë viktima të gjymtimit gjenital femëror ose që kanë pyetje rreth tij
0495 93 93 18
GAMS Liège
Groupe pour l'abolition des mutilations sexuelles (Organizatë për zhdukjen e gjymtimit gjenital femëror) - Ndihmë për gratë që janë viktima të gjymtimit gjenital femëror ose që kanë pyetje rreth tij
0470 54 18 99
GAMS Namur
Groupe pour l'abolition des mutilations sexuelles (Organizatë për zhdukjen e gjymtimit gjenital femëror) - Ndihmë për gratë që janë viktima të gjymtimit gjenital femëror ose që kanë pyetje rreth tij
0493 49 29 50
CeMAViE- UMC Sint-Pieter Brussel
Ndihmë në rastet me gjymtim gjenital femëror
02 506 70 91
Intact
Ndihmë ligjore për problemet lidhur me gjymtimin gjenital femëror
02 539 02 04
UZ Gent - Vrouwenkliniek
Klinika e grave e Universitair Ziekenhuis Gent (Spitali Universitar i Gentit) - Ndihmë në rastet me gjymtim gjenital femëror dhe trajtime për pjellorinë
09 332 37 82, 09 332 37 83
Collectif Liégeois contre les MGF
Konsulta mjekësore, mbështetje psikologjike, sociale dhe ligjore për personat që përballen me gjymtimin gjenital femëror
04 228 05 06, 0472 23 03 12
Mjeku i familjes
Mund të flisni me një mjek të familjes pothuajse për çdo problem intim. Nëse është e nevojshme, mjeku i familjes mund t'ju dërgojë te një profesionist shëndetësor i specializuar. Gjeni një mjek të familjes në lagjen tuaj: