Ngacmimi, kërcënimet, fyerjet apo dhuna për shkak të seksit biologjik, orientimit seksual ose gjinisë ndalohen me ligj.

Gjini nënkupton si identitetin gjinor të dikujt, ashtu dhe rolet gjinore të tij/saj.

  • Identitet gjinor do të thotë nëse një person ndihet si një grua apo një burrë. Është e mundur për një person që të jetë lindur një vajzë, por të ndjehet si një djalë. Një person mund të ndjejë se nuk është as grua dhe as burrë ose ai/ajo mund të ndihet si të dy.
  • Rolet gjinore janë pritshmëritë e shoqërisë rreth mënyrës me të cilën duhet të sillet një burrë ose një grua.
Një burrë dhe një grua duke folur si të barabartë

Kur gjinia ose seksi i një personi bëhet një motiv për dhunë nga të tjerët, ajo mund të njihet si një rrethanë rënduese dhe të rezultojë në një dënim më të rëndë.

Diskriminimi

Ligji belg ndalon çdo diskriminim për shkak të seksit ose gjinisë. Për shembull:

  • diskriminimi për shkak se ju jeni një grua apo një burrë (gjinia biologjike). Burrat dhe gratë kanë të drejta të barabarta sipas ligjit;
  • diskriminimi bazuar në orientimin seksual;
  • diskriminimi bazuar në identitetin dhe shprehjen gjinore.

Për shembull: ndalohet edhe diskriminimi ndaj një burri sepse vishet si grua ose diskriminimi ndaj një gruaje sepse dëshiron të bëjë punë tipike për burra.

Intimidatie, bedreigingen, beledigingen of geweld op basis van iemands biologisch geslacht, seksuele oriëntatie of gender zijn strafbaar.

Gender staat zowel voor iemands genderidentiteit als voor zijn/haar genderrollen.

  • Genderidentiteit betekent zich vrouw of man voelen. Het is mogelijk dat iemand als een meisje geboren wordt maar zich eigenlijk een jongen voelt. Een persoon kan zich vrouw noch man voelen, of hij/zij kan zich beide voelen.
  • Genderrollen zijn de verwachtingen in de samenleving over hoe mannen en vrouwen zich horen te gedragen.
Een man en een vrouw praten met elkaar als gelijken

Wanneer het gender of geslacht van een persoon de aanleiding is voor geweld door anderen, kan dit een verzwarende omstandigheid zijn en tot een zwaardere straf leiden.

Discriminatie

De Belgische wet verbiedt elke vorm van discriminatie op basis van geslacht of gender. Voorbeelden hiervan zijn:

  • discriminatie omdat u een vrouw of man bent (biologisch geslacht). Mannen en vrouwen hebben gelijke rechten volgens de wet;
  • discriminatie gebaseerd op seksuele oriëntatie;
  • discriminatie gebaseerd op genderidentiteit en genderbeleving.

Discriminatie tegen een man omdat hij zich als een vrouw kleedt of tegen een vrouw omdat zij een typische mannenfunctie wil uitoefenen, is bijvoorbeeld ook verboden.

Keni nevojë për më shumë informacion ose ndihmë?

Instituti i barazisë midis grave dhe burrave
Këtu mund të paraqitni ankimet për diskriminimin seksual ose për shkak të identitetit gjinor.
02 233 41 75
Ella
Informacion për emigrimin për shkak martese, marrëdhëniet dhe martesat e përziera dhe për gjininë
02 209 34 69
MRAX
Ndihmë ligjore për të huajt dhe ndihmë në rast diskriminimi
02 209 62 50
Lumi
Numër telefoni pa pagesë për përgjigje ndaj të gjitha pyetjeve lidhur me homoseksualitetin
0800 99 533
Më shumë profesionistë të shëndetit

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma