Orientimi seksual
Ligji belg e ndalon diskriminimin për shkak të orientimit seksual të dikujt. Për shembull: për punën, kohën e lirë, edukimin, shërbimet, strehimin.
Krime të caktuara (si p.sh dëmtimi i pronës ose dhuna verbale ose fizike) dënohen më shumë nëse janë të motivuara nga urrejtja kundër grave lesbike, homoseksualëve, biseksualëve ose transeksualëve.
Në Belgjikë, çiftet homoseksuale dhe lesbike mund të martohen dhe të jetojnë së bashku ligjërisht. Dy burra ose dy gra gjithashtu mund të adoptojnë një fëmijë së bashku.
Nëse ju jeni viktimë e dhunës për shkak të orientimit tuaj seksual, mund të paraqisni një ankesë në Unia, Qendra Ndërfederale për Mundësi të Barabarta. Mund të shkoni edhe në njërën prej pikave të tyre lokale të kontaktit. Gjithashtu duhet ta raportoni në polici. Mund të telefononi ose të bisedoni online me dikë nga linja e ndihmës për komunitetin LGBT, e quajtur "Holebifoon", për më shumë informacione.