Testi për HIV
Një test për HIV mund t'ju tregojë nëse ju keni qenë infektuar me HIV ose jo. Testi mund të zbulojë seriozisht HIV-in në gjakun tuaj 6 javë pasi keni pasur rrezik të infektoheni. Pyesni një profesionist shëndeti nëse një test më hershëm është i mundur në rastin tuaj.
Një test për HIV ndodh si vijon:
- Mjeku merr një kampion gjaku dhe e dërgon atë në laborator për testim.
- Në laborator ata do të vëzhgojnë për antitrupat në gjakun tuaj.
- Mjeku merr rezultatet e testit rreth një javë më vonë.
- Mjeku ju shpjegon rezultatin dhe flet me ju rreth hapave të ardhshëm.
Test i shpejtë
Nëse nuk doni të prisni një javë për rezultatet, mund të kërkoni një test të shpejtë. Ky test e jep rezultatin më shpejt:
- Mjeku merr një kampion gjaku dhe ju jep rezultatin brenda 30 minutave.
- Vetëm nëse testi është pozitiv: një tjetër test nevojitet për të konfirmuar rezultatin.
- Ju merrni rezultatet e testit të konfirmimit rreth një javë më vonë.
Të flasësh me një mjek
Mund të flisni lirshëm me një mjek. Një mjek nuk mund t'i japë ndonjë informacion për ju dikujt tjetër. Ai/ajo detyrohet me ligj të respektojë privatësinë tuaj.
A mund ta testoj veten time për HIV?
Mund ta testoni veten tuaj për HIV dhe nuk është nevoja të shkoni te një mjek. Mund të blini një test për HIV pa recetë vetëm në një farmaci ose në internet. Testi përdor gjakun (nga një shpim i gishtit). Blini vetëm testet që kanë etiketën CE. Ajo garanton cilësinë e mirë. Pyetni në një farmaci për më shumë informacion.
Çmimi i një testi për HIV
Një test për HIV kushton € 2,50. Duhet të paguani edhe një kontribut personal për vizitën te mjeku dhe një pjesë të shpenzimeve për laboratorin.
Mjeku merr rezultatin e testit, por fatura dërgohet në shtëpinë tuaj. Fatura deklaron që gjaku juaj u testua, por nuk tregon arsyen. Flisni me mjekun nëse nuk dëshironi që fatura t'ju dërgohet në shtëpi.
Disa njerëz kanë të drejtë për rimbursimin e rritur ose për kujdes mjekësor urgjent.
Një test personal për HIV kushton rreth € 30.