Të ngelesh shtatzënë në një moshë të re
Shumë pjellore
Një grua është shumë pjellore kur është e re, pasi të ketë pasur një ovulacion për herë të parë (ciklin e parë). Nga ovulacioni i saj i parë, një grua është pjellore rreth 6 ditë çdo muaj.
Edhe kur një grua bën seks për herë të parë ajo mund të mbetet shtatzënë.
Më shumë rreziqe për nënën dhe foshnjën
Nëse një grua është shtatzënë dhe nën 20 vjeç, ajo ka një rrezik më të lartë për të pasur një lindje të vështirë.
Foshnja mund të rrezikojë:
- Lindje e parakohshme;
- Peshë e vogël e lindjes (rrezik më i madh për sëmundje).
Jeta ndryshon kur të kesh një foshnjë
Nëse jeni ende e re dhe po mendoni të keni një fëmijë, duhet të dini se:
- Do të keni më pak kohë për shkollë, punë ose hobe;
- Të kesh një fëmijë është shumë e kushtueshme.
- Marrëdhënia juaj me partnerin , prindërit dhe shokët tuaj do ndryshojë. Foshnja juaj vjen i pari.
- Mund t'ju duhet të shikoni për një tjetër vend për të jetuar.
Kontracepsioni
Ju dhe partneri juaj mund të vendosni se sa fëmijë doni dhe kur. Ky quhet planifikim familjar. Mund ta bëni këtë duke përdorur kontracepsion.
Shtatzënia e paplanifikuar
Nëse jeni shtatzëne po nuk kishit në plan të ishit, keni alternativa të ndryshme. Mund t'u kërkoni prindërve tuaj, familjes dhe shokëve ndihmë. Mos u ndjeni e turpëruar. Kjo mund t'i ndodhë kujtdo. Gjithashtu ju mund të kërkoni ndihmë profesionale dhe këshilla.