Barazia
Partnerët në një marrëdhënie nuk janë 2 persona identikë. Ata nuk janë të njëjtë, por kanë të drejta të barabarta. Kjo do të thotë se kufijtë dhe zgjedhjet e çdo partneri respektohen.
Beqar
Një person beqar është dikush i cili nuk është në një marrëdhënie të qëndrueshme. Disa njerëz zgjedhin të jenë beqar, të tjerë janë beqar por do të donin të ishin në një marrëdhënie të qëndrueshme.
Marrëdhënia me partnerë të shumtë
Në një marrëdhënie me partnerë të shumtë, një prej partnerëve është shpesh në një marrëdhënie të qëndrueshme ose të dy kanë marrëdhënie me njerëz të tjerë.
Kontakt seksual i rastësishëm
Seksi i rastësishëm është kontakti midis njerëzve për të cilët arsyeja kryesore është seksi. Angazhimi i partnerëve është si rrjedhim i kufizuar. Kontakti seksual i rastësishëm mund të jetë një takim një herë ose të ndodhë më shpesh.
Lloje të problemeve të marrëdhënies
Ju mund të hasni probleme të ndryshme në një marrëdhënie. Për shembull:
Xhelozia
Kur jeni xheloz në marrëdhënien tuaj, ju ndoshta jeni i trembur se mund të humbisni partnerin tuaj ose vëmendjen e tij/të saj. Ju mund të ndjeheni i pasigurt.
Partneri juaj mundet gjithashtu të ndihet xheloz.
Të biesh në dashuri me dikë tjetër
Çdokush mund të bjerë në dashuri me dikë i cili nuk është partneri i tij ose i saj.
Ju mund të bini në dashuri me këtë person për disa arsye. Për shembull:
Rutina
Pas një periudhe të ndjenjave intensive të të qënit i dashuruar, është normale të ndjeheni më pak i eksituar. Ju njiheni me njëri tjetrin më mirë dhe mësoheni me marrëdhënien tuaj. Të jeni bashkë mund të bëhet atëherë rutinë.
Dhuna ndaj partnerit
Dhuna ndaj partnerit është çdo formë dhune midis 2 njerëzve të cilët kanë një lidhje emocionale dhe/ose seksuale (marrëdhënia). Dhuna ndaj partnerit shpesh tregon se nuk ka barazi midis partnerëve.
Të flasësh me partnerin tuaj
Çdokush ka pritshmëri të ndryshme dhe dëshira dhe çdo marrëdhënie është ndryshe. Megjithatë, është e rëndësishme në çdo marrëdhënie që të dy partnerët mund të shprehin ndjenjat, dëshirat dhe mendimet e tyre.