Marrëdhënia me partnerë të shumtë
Në një marrëdhënie me partnerë të shumtë, një prej partnerëve është shpesh në një marrëdhënie të qëndrueshme ose të dy kanë marrëdhënie me njerëz të tjerë. Marrëdhënia me partnerë të tjerë është shpesh për seksin (kontakt i rastësishëm seksual), por jo gjithmonë. Poliamoria ndodh kur dikush ka një marrëdhënie intime me persona të ndryshëm në të njëjtën kohë. Dashuria, ndershmëria, sinqeriteti dhe respekti janë të rëndësishme në marrëdhëniet poliamoroze.
Nëse ju kryeni seks pa mbrojtje me partnerë të ndryshëm, ju mund të jeni në një rrezik më të lartë për IST. Përdorni një prezervativ për të mbrojtur veten tuaj, partnerin tuaj dhe njerëzit e tjerë.
Pas disa kohësh, një marrëdhënie me partnerë të shumtë mund të bëhet shumë e vështirë, për shembull për shkak të xhelozisë.
Disa njerëzve u duket e çuditshme të kenë marrëdhënie të shumëfishta në të njëjtën kohë, ndërsa të tjerët mendojnë se është normale. Kjo nuk përbën problem. Në Evropë ndalohet me ligj të jesh i martuar me më shumë se një person në të njëjtën kohë.