Të biesh në dashuri me dikë tjetër
Çdokush mund të bjerë në dashuri me dikë i cili nuk është partneri i tij ose i saj.
Ju mund të bini në dashuri me këtë person për disa arsye. Për shembull:
- ju ndjeni tërheqje fizike;
- ju pëlqen karakteristika të caktuara të këtij personi;
- ju keni një problem në një marrëdhënie ekzistuese;
- ju mungon eksitimi i të qënit i dashuruar.
Këto ndjenja mund të zhduken, por jo menjëherë. Është në dorën tuaj të vendosni çfarë doni.
Nëse ju vazhdoni marrëdhënien tuaj, vendosni nëse doni t'i thoni partnerit tuaj ose jo. T'ia thuash partnerit mund të jetë një shenjë e fortë që ju po zgjidhni marrëdhënien tuaj dhe partnerin tuaj sesa personin tjetër. Kjo mund të lëndojë ndjenjat e partnerit tuaj, të çojë në diskutime të mosbesimit ose ta bëjë marrëdhënien më të komplikuar. Nëse është tepër e vështirë të flisni me partnerin tuaj, ju mund të flisni rreth situatës me dikë që ju besoni.
Keni nevojë për më shumë informacion ose ndihmë?
Mjeku i familjes
Mund të flisni me një mjek të familjes pothuajse për çdo problem intim. Nëse është e nevojshme, mjeku i familjes mund t'ju dërgojë te një profesionist shëndetësor i specializuar. Gjeni një mjek të familjes në lagjen tuaj:
Wijkgezondheidscentrum
Mund të vizitoni një mjek familjeje në një qendër shëndetësore të komunitetit. Në qendrat shëndetësore të komunitetit punojnë edhe profesionistë të tjerë të kujdesit, si p.sh. infermierët dhe punonjësit socialë. Kujdesi ofrohet pa pagesë. Gjeni një qendër shëndetësore të komunitetit në lagjen tuaj:
Seksologu
Terapi për problemet seksuale. Një seksolog kërkon të gjejë një zgjidhje nëpërmjet bisedave me njërin ose me të dy partnerët. Gjeni një seksolog në lagjen tuaj: