Vështirësi për të mbetur shtatzënë

Disa gra ngelin shtatzënë shumë shpejt; të tjera duhet të përpiqen për një kohë të gjatë. Mund të zgjasë 1 vit për të ngelur shtatzënë. Kjo është normale.

Nëse zgjat më shumë, ju ose partneri juaj mund të jetë më pak pjellor, për shembull burri mund të mos ketë spermatozoide mjaftueshëm në spermën e tij.

Stil jete i pashëndetshëm dhe mosha

Shumë faktorë mund të kenë një afekt në pjellorinë tuaj dhe të partnerit tuaj. Për shembull:

  • pirja e duhanit;
  • pirja shumë e alkoolit;
  • qenia shumë mbipeshë ose nënpeshë;
  • Ilaçe të caktuara si, për shembull, trajtimi i HIV;
  • Sëmundje kronike si, për shembull, diabeti;
  • përdorimi i drogave;
  • Bërja e punës së rëndë fizike;
  • IST të patrajtuara.

Jetoni një stil jete të shëndetshëm: përpiquni të hani ushqime të shëndetshme dhe bëni ushtrime fizike.

Pjelloria ndryshon gjatë jetës tuaj. Mbi moshën e të 35-ve, pjelloria e një gruaje bie shpejt. Midis moshave të të 45-ve dhe të 55-ve, një grua ndalon së pasuri cikle menstruale dhe nuk mund të bëjë më fëmijë. Kjo quhet menopauzë.

Çfarë të bëhet në rast shterpësie?

Shkoni te një mjek për të zbuluar pse nuk po ngeleni shtatzënë (shterpësia). Nëse është e nevojshme mjeku mund t’ju japë këshillë për trajtimin e duhur të pjellorisë. Ekzistojnë alternativa të ndryshme:

  • terapi me ilaçe;
  • teknologji për të ndihmuar fekondimin;
  • një operacion.

Ju gjithashtu mund të adoptoni një fëmijë. Ruhuni nga organizatat e pasigurta. Konsultoni vetëm agjencitë zyrtare të adoptimit.

Moeilijk zwanger worden

Sommige vrouwen worden zeer snel zwanger, bij andere vrouwen duurt het langer. Het kan tot 1 jaar duren om zwanger te worden. Dit is normaal.

Als het langer duurt, kunt u of uw partner minder vruchtbaar zijn, bijvoorbeeld: het sperma van de man kan onvoldoende zaadcellen bevatten.

Ongezonde levensstijl en leeftijd

Veel factoren kunnen een negatieve invloed hebben op de vruchtbaarheid van u en uw partner. Bijvoorbeeld:

Leef gezond: probeer gezond te eten en voldoende te bewegen.

De vruchtbaarheid verandert tijdens het leven. Bij vrouwen ouder dan 35 jaar, neemt de vruchtbaarheid snel af. Tussen 45 een 55 jaar stopt de menstruatie van de vrouw en kan ze geen kinderen meer krijgen. Dit heet de menopauze.

Wat te doen bij onvruchtbaarheid?

Ga naar een dokter om na te gaan waarom u niet zwanger wordt (onvruchtbaarheid). Als het nodig is, zal de dokter u advies geven over de beste vruchtbaarheidsbehandeling. Er zijn verschillende mogelijkheden:

  • een behandeling met medicijnen;
  • technieken die helpen met de bevruchting;
  • een operatie.

U kunt ook een kind adopteren. Neem alleen contact op met officiële adoptiebureaus.

Keni nevojë për më shumë informacion ose ndihmë?

Mjeku i familjes
Mund të flisni me një mjek të familjes pothuajse për çdo problem intim. Nëse është e nevojshme, mjeku i familjes mund t'ju dërgojë te një profesionist shëndetësor i specializuar. Gjeni një mjek të familjes në lagjen tuaj:
Wijkgezondheidscentrum
Mund të vizitoni një mjek familjeje në një qendër shëndetësore të komunitetit. Në qendrat shëndetësore të komunitetit punojnë edhe profesionistë të tjerë të kujdesit, si p.sh. infermierët dhe punonjësit socialë. Kujdesi ofrohet pa pagesë. Gjeni një qendër shëndetësore të komunitetit në lagjen tuaj:
Fertiliteitscentrum (fertility centre)
Qendër trajtimi për pjellorinë. Gjeni një qendër në lagjen tuaj: