Adoptimi
Të adoptosh një fëmijë do të thotë se ju bëheni prindi i ligjshëm i fëmijës i cili nuk është fëmija juaj biologjik.
Mund të adoptoni një fëmijë i cili është pjesëtar i familjes tuaj, (për shembull një kushëri), fëmijën e partnerittuaj ose një fëmijë që nuk e njihni. Ju mund të zgjidhni të adoptoni një fëmijë belg ose një fëmijë nga një vend tjetër.
Ligji i adoptimit është kompleks. Këtu ju do gjeni disa informacione bazë. Kontaktoni një organizatë të specializuar për pyetje të tjera dhe për këshilla ligjore.
Procedura e adoptimit mund të bëhet në Belgjikë nëse:
- prindi adoptues ose personi që do adoptohet kanë nënshtetësi belge ose
- vendi i zakonshëm i rezidencës së njërit prej këtyre personave është në Belgjikë.
Ligji belg
Kush mund të adoptojë?
- personat të cilët kanë nënshtetësi belge ose vendi i rezidencës së të cilëve është në Belgjikë;
- një burrë dhe grua të martuar, 2 burra të martuar ose 2 gra të martuara.
- një burrë dhe grua, 2 burra ose 2 gra të cilët janë në një marrëdhënie të regjistruar ose të cilët po jetojnë bashkë pa një dokument zyrtar;
- një grua ose burrë individual.
Mosha dhe cilësitë e nevojshme
Prindi adoptues duhet të jetë të paktën në moshën 25 vjeç dhe duhet të jetë një diferencë moshe të paktën 15 vjet midis prindit adoptues dhe fëmijës. Nëse ju doni të adoptoni një fëmijë të bashkëshortit tuaj, ju duhet të jeni vetë 18 dhe diferenca e moshës duhet të jetë të paktën 10 vjet.
Ju mund të adoptoni një fëmijë nëse keni cilësitë e nevojshme sociale dhe psikologjike. Kjo duhet të konfirmohet nga një vendim gjyqësor.
Procedura
Procedura ka disa hapa dhe kërkesa ligjore dhe zakonisht zgjat disa vjet.
Procedura për adoptimin e një fëmijë që ju tashmë e njihni (për shembull: një anëtar i familjes ose fëmija i bashkëshortit tuaj) është ndryshe nga procedura për adoptimin e një fëmijë ju nuk e njihni.
Kur ligji i një shteti tjetër aplikohet?
Gjyqtari belg do të zbatojë ose ligjin belg ose ligjin e një shteti tjetër për të vendosur nëse adoptimi është i mundur ligjërisht.
Kur të dy partnerët kanë të njëjtën nënshtetësi ose kanë vendin e tyre të zakonshëm të rezidencës në të njëjtin vend, do të zbatohet ligji i atij vendi. Për shembull: nëse ju dhe partneri juaj të dy keni nënshtetësinë ruse, ligji rus do të aplikohet.
Kur një ose të dy partnerët kanë nënshtetësi belge apo kanë vendin e tyre të zakonshëm të rezidencës në Belgjikë, ligji belg do të aplikohet.
Kushtet e vendit të origjinës së fëmijës
Çdo vend i origjinës imponon kushte specifike.
Për shembull:
- mosha maksimale e prindit (prindërve) adoptues;
- diferenca maksimale e moshës mes prindit (prindërve) dhe fëmijës;
- të qenit në një marrëdhënie heteroseksuale (një burrë dhe një grua);
- mungesa e një dosje penale;
- dhënia e një certifikate shëndetësore, ndonjëherë me vërtetimin e shterpësisë.
Kujdestaria
Kujdestaria është ndryshe nga adoptimi. Këtu, gjithashtu, një fëmijë rritet në një familje të ndryshme nga familja biologjike e tij/saj. Megjithatë, në këtë rast, prindërit biologjik të fëmijës nën kujdestari vazhdojnë të jenë të përfshirë dhe kanë zë në vendime të rëndësishme.
Normalisht kujdestaria është e përkohshme. Ajo mund të jetë afatshkurtër ose (shumë) afatgjatë.
Kujdestaria është një zgjidhje kur bëhet shumë e vështirë për prindërit të kujdesen vetë për fëmijën e tyre. Kjo mund të jetë për arsye sociale ose financiare apo për arsye të veçanta që kanë të bëjnë me fëmijën, (për shembull: një fëmijë me aftësi të kufizuara apo një çrregullim psikiatrik).