Dashuria në marrëdhënie
Një marrëdhënie nuk ka pse të fillojë gjithmonë me të qënit i dashuruar. Ju gjithashtu mund të jeni fillimisht miq ose të filloni një marrëdhënie si miq. Një marrëdhënie mund të evoluoj.
Cilësia e një marrëdhënie nuk varet nga sa shumë i dashuruar ju jeni me njëri tjetrin. Ajo varet në çfarë është e rëndësishme në një marrëdhënie për ju dhe partnerin tuaj, si për shembull: të ndjehesh rehat në marrëdhënien tuaj, të kesh gjëra të përbashkëta, të bësh gjëra së bashku... Kjo ndryshon nga personi në person dhe nga çifti në çift.
Disa njerëz nuk martohen nga dashuria, por martohen për arsye praktike.
Keni nevojë për më shumë informacion ose ndihmë?
CAW - Centrum Algemeen Welzijn
Qendër për mirëqenien e përgjithshme - ndihmë për të gjitha llojet e problemeve: për një marrëdhënie të vështirë, probleme mjekësore, financiare, administrative, ligjore ose materiale, probleme familjare... Qendrat CAW ofrojnë gjithashtu ndihmë për viktimat e dhunës dhe abuzimit. Gjeni një qendër CAW:
Mjeku i familjes
Mund të flisni me një mjek të familjes pothuajse për çdo problem intim. Nëse është e nevojshme, mjeku i familjes mund t'ju dërgojë te një profesionist shëndetësor i specializuar. Gjeni një mjek të familjes në lagjen tuaj:
Wijkgezondheidscentrum
Mund të vizitoni një mjek familjeje në një qendër shëndetësore të komunitetit. Në qendrat shëndetësore të komunitetit punojnë edhe profesionistë të tjerë të kujdesit, si p.sh. infermierët dhe punonjësit socialë. Kujdesi ofrohet pa pagesë. Gjeni një qendër shëndetësore të komunitetit në lagjen tuaj: