Gonorreja
Infeksion i uretrës (burrat) ose i vaginës (gratë). Simptoma më e zakonshme e gonorresë është një rrjedhje e verdhë në jeshile nga penisi ose vagina. Gonorreja është një infeksion seksualisht i transmetueshëm (IST) që shkaktohet nga baktere. Prezervativi ju mbron nga gonorreja. Gonorreja mund të kurohet me antibiotikë.