Himeni
Himeni nuk është një membranë. Ai është një kurorë elastike prej indi brenda vaginës, pranë hyrjes. Himeni nuk është asnjëherë plotësisht i mbyllur. Gjaku nga menstruacionet del nga trupi nëpërmjet hapjes së himenit. Ai ka gjithmonë një hapje të vogël ose të madhe. Madje edhe te vajzat që nuk kanë pasur asnjëherë kontakt seksual (të virgjëra).
Llojet e himeneve
Çdo himen ndryshon në formë dhe madhësi:
- Lëkura mund të jetë e hollë ose e trashë.
- Himeni mund të jetë i lëmuar, me gunga ose me rrudha.
- Ai mund të jetë i ngushtë ose mjaft i gjerë.
Kryerja e seksit për herë të parë
Kur një grua kryen marrëdhënie seksuale për herë të parë, himeni mund të tendoset ose të griset, por nuk ndodh gjithmonë. Himeni mund të jetë i tendosur ose i grisur edhe nëse gruaja është ende e virgjër. Himeni nuk mund të vërtetojë nëse një grua është e virgjër apo jo.
Kur himeni tendoset ose griset, mund të shkaktojë pak dhimbje. Por, shumica e grave nuk e vënë re. Disa gra humbasin disa pika gjaku kur griset himeni. Shumica e grave nuk humbet gjak. Operacionet për të ndërtuar ose rivendosur himenin shumë shpesh nuk bëjnë ndonjë ndryshim. Ushtrimi i muskujve të dyshemesë së legenit mund t'ju ndihmojë që të ndiheni më të ngushta gjatë penetrimit.