Të jetosh bashkë
Çiftet, me ose pa fëmijë, mund të vendosin se duan të jetojnë së bashku. Ata kanë alternativa të ndryshme:
- Të martohen ose të hyjnë në një partneritet të regjistruar ligjërisht (kontratë ligjore);
- Jetojnë së bashku pa martesë ose një kontratë ligjore.
Kur hyni në një partneritet të regjistruar ligjërisht, mund të nënshkruani një kontratë në bashki. Mund të nënshkruani gjithashtu një kontratë standarde ose të bëni një kontratë personale të përgatitur nga një noter. Të drejtat dhe detyrimet janë të ndryshme nga ato të një kontrate martesore.
Disa çifte kanë një marrëdhënie, por ata nuk jetojnë së bashku. Kjo lloj marrëdhënie quhet "të jetosh veç e veç së bashku".
Keni nevojë për më shumë informacion ose ndihmë?
CAW - Centrum Algemeen Welzijn
Qendër për mirëqenien e përgjithshme - ndihmë për të gjitha llojet e problemeve: për një marrëdhënie të vështirë, probleme mjekësore, financiare, administrative, ligjore ose materiale, probleme familjare... Qendrat CAW ofrojnë gjithashtu ndihmë për viktimat e dhunës dhe abuzimit. Gjeni një qendër CAW:
Mjeku i familjes
Mund të flisni me një mjek të familjes pothuajse për çdo problem intim. Nëse është e nevojshme, mjeku i familjes mund t'ju dërgojë te një profesionist shëndetësor i specializuar. Gjeni një mjek të familjes në lagjen tuaj:
Wijkgezondheidscentrum
Mund të vizitoni një mjek familjeje në një qendër shëndetësore të komunitetit. Në qendrat shëndetësore të komunitetit punojnë edhe profesionistë të tjerë të kujdesit, si p.sh. infermierët dhe punonjësit socialë. Kujdesi ofrohet pa pagesë. Gjeni një qendër shëndetësore të komunitetit në lagjen tuaj: