Seksi në moshë të re
Belgjika ka një ligj për të mbrojtur të rinjtë nga përfshirja në marrëdhënie seksuale kur ata janë shumë të rinj për të marrë një vendim të duhur. Ky është ligji mbi moshën e pëlqimit.
Në Belgjikë, mosha e pëlqimit për përfshirje në marrëdhënie seksuale është 16. Para kësaj moshe, marrëdhëniet seksuale janë të ndaluara. Ekziston një përjashtim. Nga mosha 14 deri në 16 vjeç, të rinjtë mund të pranojnë akte seksuale (seks) me kusht që diferenca në moshë me personin tjetër të mos jetë më shumë se tre vjet dhe të mos ketë marrëdhënie autoriteti apo besimi.
Në praktikë, çështjet do të ndiqen penalisht vetëm nëse ka një diferencë moshe të konsiderueshme midis partnerëve dhe/ose një nga partnerët nuk ra dakord të bëjë seks. Për shembull: nëse dikush bën denoncim për një djalë 15 vjeç dhe një vajzë 14 vjeç, për të cilin të dy dhanë pëlqimin e tyre të plotë për të kryer marrëdhënie seksuale, nuk do të ketë ndjekje penale pasi kjo nuk dënohet me ligj.