Prostitucioni i detyruar dhe trafikimi i qenieve njerëzore
Prostitucioni ose puna e seksit do të thotë ofrim të seksit në shkëmbim të parave ose përparësive të tjera.
Kur njerëzit joshen në prostitucion me premtime të rreme për një të ardhme më të mirë në një vend tjetër, kjo quhet trafikimit të qenieve njerëzore.
Prostitucioni me dëshirë është i ligjshëm në Belgjikë nëse dhe punonjësi i seksit dhe klienti janë mbi moshën 18 vjeç. Prostitucioni pa pëlqim ndalohet me ligj dhe dënohet rëndë. Kjo përfshin çdo situatë ku dikush është i detyruar të punojë si një punëtor seksi.
Çdo situatë ku personi që ofron shërbimet seksuale apo klienti është më i ri se 18 vjeç është gjithashtu e paligjshme.
Trafikimi i qenieve njerëzore gjithashtu dënohet në Belgjikë.
Në Belgjikë, njerëzit që njihen si viktima të trafikimit të qenieve njerëzore mund të marrin statusin e qëndrimit.
Nëse ju jeni një viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore apo prostitucionit të detyruar ju mund të kontaktoni një organizatë të specializuar. Ata mund t’ju ndihmojnë me procedurën dhe do respektojnë privatësinë tuaj.
Ju mund të shkoni edhe në polici për të raportuar situatën tuaj dhe të kërkoni mbrojtje. Nëse njihni dikë që është viktimë e prostitucionit të detyruar ju mund të kontaktoni policinë ose të telefononi në 1712.