Pornografia shfaq sjellje seksuale në foto, filma, vizatime ose tekste. Njerëzit përdorin pornografinë për t'u eksituar seksualisht.
Është NË RREGULL nëse e pëlqeni pornografinë. Shumë njerëz e pëlqejnë, të tjerë jo.
Pornografia dhe seksi në realitet.
Pornografia nuk është e njëjtë si seksi në realitet. Për shembull, në materialet pornografike njerëzit:
- gjithmonë kanë trupa të hollë, penisë të mëdhenj ose gjokse të mëdhenj (shpesh ata janë manipuluar teknikisht);
- duan ose mund të bëjnë seks gjithë kohën;
- nuk shfaqin ndonjë emocion.
Realiteti shpesh nuk është si ky. Kur ju bëni seks, zbuloni me partnerin tuaj çfarë ju të dy pëlqeni më shumë.
Tepër pornografi
Të shohësh pornografi mund të bëhet një problem nëse ju e bëni shumë shpesh pa e pasur nën kontroll. Nëse e ndjeni se ju nevojitet çdo ditë dhe ju nevojitet gjithmonë e më shumë, mund të flisni me një profesionist shëndeti në lidhje me të.
Pornografia dhe ligji
Të shohësh pornografi është e lejuar me ligj në kushte të caktuara. Pornografia e fëmijëve gjithmonë ndalohet me ligj.