Zbuloni mundësitë e Zanzu.be në këtë video të shkurtër.

Zanzu.be në diskutimet individuale

  1. Një broshurë e përshtatur në linjë, në gjuhën e tyre.
    Funksioni i printimit në zanzu.be ju lejon të printoni faqet nga uebsajti në një version me strukturë të veçantë, ku janë hequr të gjitha tekstet dhe strukturat e panevojshme. Mund t'i ruani faqet si PDF duke përdorur dritaren e printimit në pajisjen tuaj PC ose Mac. Funksioni i printimit gjendet në shiritin e detyrave mbi tekstin në çdo faqe.
  2. Kthejeni në anën tjetër ekranin tuaj!
    Gjithnjë e më shumë ofrues të kujdesit po përdorin kompjuterin ose tabletin e tyre gjatë diskutimeve. Duke e kthyer ekranin tuaj në anën tjetër, mund t'i shikoni informacionet bashkë me klientin tuaj. Mund ta ndryshoni me lehtësi gjuhën në zanzu.be, duke zgjedhur një gjuhë tjetër në këndin e sipërm djathtas. Madje mund të kërkoni për diçka në holandisht dhe më pas ta ndryshoni gjuhën në një prej 12 gjuhëve të tjera.
  3. Lëreni uebsajtin të flasë.
    Uebsajti ka një funksion të kthimit të tekstit në ligjërim (përveç shqipes, bullgarishtes dhe farsishtes). Kjo do të thotë që juve mund t'ju lexohet me zë një faqe për klientin tuaj. Funksioni i lexuesit gjendet në shiritin e detyrave mbi tekstin në çdo faqe. Mund të përzgjidhni edhe një pjesë të një teksti. Më pas do të shfaqet automatikisht një ikonë, e cila do t'ju mundësojë që teksti i zgjedhur t'ju lexohet me zë.
  4. Një fjalor.
    Termat më të rëndësishëm lidhur me shëndetin seksual janë përfshirë në një fjalor. Juve mund t'ju përkthehet dhe t'ju lexohet çdo term dhe përkufizimi i tij. Ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë për fjalorin në shiritin e detyrave mbi tekstin në çdo faqe dhe në fund të çdo faqeje.
  5. Bëni një referim.
    Zanzu.be përmban një udhëzues ndihme të zgjeruar. Mund të kërkoni në këtë udhëzues sipas temës për organizatat, shërbimet dhe personat. Adresat e dobishme më të rëndësishme që lidhen me temën përkatëse përfshihen nën çdo artikull në sajt. Ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë për udhëzuesin e ndihmës në shiriti e detyrave mbi tekstin në çdo faqe dhe në fund të çdo faqeje.
  6. Për të gjithë.
    Uebsajti nuk është thjesht një vegël për diskutimet me personat që nuk flasin holandisht. Tek e fundit, holandishtja është gjithashtu njëra prej gjuhëve të sajtit. Ju mund ta përdorni zanzu.be edhe me të rinjtë, qofshin ata folës të një gjuhe të ndryshme nga holandishtja, ose jo.

Zanzu.be në diskutimet në grup

  1. Caktoni një detyrë.
    Kërkoni nga pjesëmarrësit që të kërkojnë për një informacion specifik në grupe të vogla. Më pas ata do të mund ta ndajnë me grupet e tjera informacionin që kanë gjetur në uebsajt. Kjo është një mënyrë e shkëlqyer për t'u mundësuar personave të përfshirë që të mësojnë nëpërmjet pjesëmarrjes dhe të fillojnë një diskutim në grup.
  2. Jepuni një prospekt.
    Gjatë një seance edukimi, mund t'u jepni pjesëmarrësve prospekte me informacione në sfond. Mund ta bëni këtë duke përdorur funksionin e printimit në uebsajt. Funksioni i printimit gjendet në shiritin e detyrave mbi tekstin në çdo faqe.
  3. Krijoni prezantimet tuaja personale në PowerPoint.
    Mund të shkarkoni diagramet në uebsajt në formatin JPEG. Kjo ju lejon të krijoni lehtësisht prezantimet tuaja personale në PowerPoint. (Diagramet nuk mund të publikohen, për shembull në një uebsajt ose broshurë, pa lejen e Sensoa.)
  4. Shfaqeni zanzu.be në një projektor.
    Mund t'i shfaqni si një diafilm vizatimet që shpjegojnë një proces, si p.sh. ciklin menstrual.
    Kjo do t'i njohë gjithashtu pjesëmarrësit me uebsajtin dhe me navigimin.
  5. Krijoni fjalorin tuaj personal.
    Mund të përdorni fjalorin në zanzu.be si pikën fillestare për fjalorin tuaj personal me termat që mund të përdorni pa problem gjatë një diskutimi ose seance edukimi. Ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë për fjalorin në shiritin e detyrave mbi tekstin në çdo faqe dhe në fund të çdo faqeje.
  6. Për të gjithë.
    Uebsajti nuk është thjesht një vegël për diskutimet në grup me persona që nuk flasin holandisht. Tek e fundit, holandishtja është gjithashtu njëra prej gjuhëve të sajtit. Ju mund ta përdorni zanzu.be edhe me të rinjtë, qofshin ata folës të një gjuhe të ndryshme nga holandishtja, ose jo.

Zanzu në organizatën tuaj

  1. Ftoni Sensoa në takimin e ekipit tuaj!
    Mund të ftoni një anëtar të stafit nga Sensoa në takimet e ekipit tuaj për të demonstruar se si mund të përdoret uebsajti si një mjet për edukimin dhe këshillimin individual. Kjo do t'ju japë juve dhe kolegëve tuaj mundësinë t'u bëni pyetje krijuesve të uebsajtit. Kontaktoni me Sensoa në zanzu@sensoa.be.
  2. Ndajeni Zanzu.be me kolegët.
    Prezantojani Zanzu.be kolegëve tuaj duke përdorur prezantimin e paraqitjes në PowerPoint ose videon promovuese.
  3. Si menaxher, prezantojani zanzu.be organizatës tuaj.
    Prezantoja ni zanzu.be ekipit tuaj duke përdorur prezantimin në PowerPoint. Shpesh personat në organizata nuk janë të gatshëm. Ekipet që kanë integruar shëndetin seksual në programet e tyre të edukimit mendojnë se është më e lehtë se sa e kishin menduar të bisedohet për të. Është e rëndësishme që të përfshihet i gjithë ekipi dhe të shmanget që të jetë një person i vetëm përgjegjës për shëndetin seksual. Në fund të fundit, kjo mund të mbështetet më pak dhe pa qenë nevoja e kthen temën në një "temë problematike".
  4. Kërkoni ndihmën e Sensoa kur zhvilloni një politikë mbi seksualitetin.
    Sensoa ka zhvilluar një metodë dhe ofron trajnim për zbatimin e një politike mbi shëndetin seksual dhe seksualitetin brenda organizatës tuaj.

Vendosja e shkurtores së Zanzu në smartfon ose tablet

Android

  1. Vizitoni zanzu.be dhe klikoni mbi 3 pikat në këndin e sipërm djathtas të ekranit tuaj.
  2. Klikoni mbi "Shto në ekranin e nisjes".
  3. Ikona e sajtit të uebit Zanzu do të shfaqet midis aplikacioneve në ekranin e nisjes.
Vizitoni zanzu.be dhe klikoni mbi 3 pikat në këndin e sipërm djathtas të ekranit tuaj.
Vizitoni zanzu.be dhe klikoni mbi 3 pikat në këndin e sipërm djathtas të ekranit tuaj.
Klikoni mbi "Shto në ekranin e nisjes".
Klikoni mbi "Shto në ekranin e nisjes".
Ikona e sajtit të uebit Zanzu do të shfaqet midis aplikacioneve në ekranin e nisjes.
Ikona e sajtit të uebit Zanzu do të shfaqet midis aplikacioneve në ekranin e nisjes.

iOS

  1. Vizitoni zanzu.be dhe klikoni mbi ikonën e ndarjes.
  2. Klikoni mbi "Shto në ekranin fillestar".
  3. Ikona e sajtit të uebit Zanzu do të shfaqet midis aplikacioneve në ekranin e nisjes.
Vizitoni zanzu.be dhe klikoni mbi ikonën e ndarjes.
Vizitoni zanzu.be dhe klikoni mbi ikonën e ndarjes.
Klikoni mbi "Shto në ekranin fillestar".
Klikoni mbi "Shto në ekranin fillestar".
Ikona e sajtit të uebit Zanzu do të shfaqet midis aplikacioneve në ekranin e nisjes.
Ikona e sajtit të uebit Zanzu do të shfaqet midis aplikacioneve në ekranin e nisjes.

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma