Zanzu është krijuar nga Sensoa, Qendra Flamande e Ekspertizës për Shëndetin Seksual dhe BZgA (Bundeszentrale für gesundheitliche Aufklärung), Qendra Federale Gjermane për Edukimin Shëndetësor. 

Sensoa është organizata partnere zyrtare e Ministrisë Flamande të Mirëqenies, Shëndetit Publik dhe Familjes dhe zbaton politikën e Qeverisë Flamande për shëndetin seksual.

BZgA është një autoritet i specializuar brenda portofolit të Ministrisë Federale Gjermane të Shëndetësisë. Ai është përgjegjës për edukimin shëndetësor dhe për aktivitetet për promovimin e shëndetit në emër të Qeverisë Federale. BZgA është gjithashtu një qendër që bashkëpunon me WHO Europe (Organizata Botërore e Shëndetit për Evropën) për shëndetin seksual dhe riprodhues.

Përmbajtja në këtë sajt uebi u miratua nga një bord këshillues ndërkombëtar me ekspertë evropianë në fushën e shëndetit seksual dhe riprodhues, përfshi përfaqësuesit e WHO.