Transgjinor
Diskriminimi është i ndalur
Ligji belg e ndalon diskriminimin për shkak të gjinisë ose orientimit seksual. Për shembull: për punën, kohën e lirë, edukimin, shërbimet, strehimin. Kjo vlen edhe për personat që ndryshojnë gjininë.
Krime të caktuara (si p.sh dëmtimi i pronës ose dhuna verbale ose fizike) dënohen më shumë nëse janë të motivuara nga urrejtja kundër transgjinorëve, grave lesbike, homoseksualëve ose biseksualëve.
Nëse jeni viktimë e dhunës për shkak të orientimit tuaj seksual, mund të paraqisni një ankesë në Unia, Qendra Ndërfederale për Mundësi të Barabarta. Për diskriminimin për shkak të ndryshimit të gjinisë ose të identitetit gjinor, mund të paraqisni një ankesë në Institutin për Barazinë e Grave dhe të Burrave ose mund të kontaktoni organizatën Transgender Infopunt. "Transgender Infopunt" mund ta dërgojë ankesën tuaj tek autoriteti i duhur.
Raportoni dhunën në polici.
Regjistrimi i gjinisë dhe ndryshimi i emrit tuaj
Ju mund ta ndryshoni regjistrimin e gjinisë suaj nëse gjinia juaj në certifikatën e lindjes dhe në kartën tuaj të identitetit nuk përputhet me atë që ndjeni (identitetin gjinor). Ndryshimi i regjistrimit të gjinisë suaj është një procedurë administrative. Nuk është nevoja të bëni ndërhyrje kirurgjike. Por, mund ta bëni nëse dëshironi.
Mund të ndryshoni edhe emrin tuaj. Mund ta bëni këtë edhe pa kushte të caktuara mjekësore.
Kontaktoni "Transgender Infopunt" për më shumë informacione.