Marrëdhënia juaj ndryshon kur të keni një foshnjë
Të jesh një prind mund të ndryshojë marrëdhënien me partnerin tuaj.
Shumë vëmendje i kushtohet foshnjës dhe ju bëni më pak gjumë. Merrni kohë të dy që të mësoheni me situatën e re dhe të gjeni mënyra për përshtatje.
Jeta seksuale
Jeta juaj seksuale gjithashtu mund të ndryshojë:
- Në javët e para pas lindjes, trupi i gruas ka ende për t’u shëruar. Të dy partnerët duhet ta marrin me ngadalë dhe butësisht.
- Nëse ju ushqeni më gji foshnjën tuaj (gratë), gjokset tuaja janë të rënda dhe të ndjeshme. Gjithashtu ato mund të humbasin qumësht gjiri midis të ngrënave.
- Në periudhën pas lindjes, gruaja mund të përjetojë më pak dëshirë seksuale. Ndonjëherë partneri i gruas është i frikësuar se e lëndon atë. Flisni me njëri tjetrin rreth emocioneve dhe dëshirave tuaja.
- Trupi i gruas mund të ndryshojë përgjithmonë. Për shembull: ndryshim në peshë, formë e ndryshuar e barkut dhe e gjokseve, shenja tërheqje në bark … Ju të dy duhet të mësoheni me këtë.
Flisni me partnerin tuaj dhe përpiquni të zbuloni një jetë seksuale që ju përshtatet të dyve dhe është adoptuar me situatën tuaj të re.
Keni nevojë për më shumë informacion ose ndihmë?
Mjeku i familjes
Mund të flisni me një mjek të familjes pothuajse për çdo problem intim. Nëse është e nevojshme, mjeku i familjes mund t'ju dërgojë te një profesionist shëndetësor i specializuar. Gjeni një mjek të familjes në lagjen tuaj:
Wijkgezondheidscentrum
Mund të vizitoni një mjek familjeje në një qendër shëndetësore të komunitetit. Në qendrat shëndetësore të komunitetit punojnë edhe profesionistë të tjerë të kujdesit, si p.sh. infermierët dhe punonjësit socialë. Kujdesi ofrohet pa pagesë. Gjeni një qendër shëndetësore të komunitetit në lagjen tuaj:
CAW - Centrum Algemeen Welzijn
Qendër për mirëqenien e përgjithshme - ndihmë për të gjitha llojet e problemeve: për një marrëdhënie të vështirë, probleme mjekësore, financiare, administrative, ligjore ose materiale, probleme familjare... Qendrat CAW ofrojnë gjithashtu ndihmë për viktimat e dhunës dhe abuzimit. Gjeni një qendër CAW:
Aquarelle
Kujdes para dhe pas lindjes për gratë që kanë emigruar në Belgjikë
02/ 535 47 13
De Kraamtuin
Informacion mbi dëshirën për të pasur fëmijë, shtatzëninë, lindjen, kujdesin e lindjes, ushqyerjen me gji dhe të qenët prind.
078 05 52 00
Expertisecentrum Kraamzorg De Bakermat
Informacion mbi dëshirën për të pasur fëmijë, shtatzëninë, lindjen, kujdesin e lindjes, ushqyerjen me gji dhe të qenët prind.
016 20 77 40
Expertisecentrum Kraamzorg De Kraamvogel
Informacion për gratë shtatzëna dhe prindërit e rinj
03 238 11 00
Expertisecentrum Kraamzorg De Wieg
Informacion për gratë shtatzëna dhe prindërit e rinj
0473 45 14 38, 050 33 02 70
Expertisecentrum Kraamzorg Kraamkaravaan
Informacion mbi dëshirën për të pasur fëmijë, shtatzëninë, lindjen, kujdesin e lindjes, ushqyerjen me gji dhe të qenët prind.
09 333 57 60
Expertisecentrum Kraamzorg Volle maan
Informacion mbi dëshirën për të pasur fëmijë, shtatzëninë, lindjen, kujdesin e lindjes, ushqyerjen me gji dhe të qenët prind.
02 229 25 58, 0478 88 11 86
Kind en Gezin
Ndihmë për prindër (të ardhshëm) nëpërmjet informacionit, këshillave praktike dhe kontrolleve mjekësore derisa fëmija të arrijë moshën 3-vjeçare. Shërbimet janë falas.
078 150 100
Mamia
Një mami ndihmon gratë shtatzëna para, gjatë dhe pas lindjes. Gjeni një mami në lagjen tuaj:
Seksologu
Terapi për problemet seksuale. Një seksolog kërkon të gjejë një zgjidhje nëpërmjet bisedave me njërin ose me të dy partnerët. Gjeni një seksolog në lagjen tuaj:
ONE
Monitorim shoqëror dhe mjekësor falas gjatë shtatzënisë dhe monitorim i fëmijës. ONE vepron në të gjithë Belgjikën ku flitet frëngjisht. Kontaktoni degën lokale të ONE: