Llojet e trupave të grave
Trupi i çdo gruaje ndryshon në pamje. Nuk ekzistojnë rregulla. Trupat mund të ndryshojnë, për shembull, nga:
- ngjyra e lëkurës;
- forma e përgjithshme;
- gjokset;
- pesha;
- gjatësia;
- vulva;
- sasia dhe ngjyra e qimeve pubike dhe qimeve të trupit.
Disa gra i rruajnë qimet pubike ose qimet e trupit, të tjera jo. Kjo është një zgjedhje.
Pamja e trupit nuk luan rol në mënyrën se si funksionon ai.
Keni nevojë për më shumë informacion ose ndihmë?
Mjeku i familjes
Mund të flisni me një mjek të familjes pothuajse për çdo problem intim. Nëse është e nevojshme, mjeku i familjes mund t'ju dërgojë te një profesionist shëndetësor i specializuar. Gjeni një mjek të familjes në lagjen tuaj:
Wijkgezondheidscentrum
Mund të vizitoni një mjek familjeje në një qendër shëndetësore të komunitetit. Në qendrat shëndetësore të komunitetit punojnë edhe profesionistë të tjerë të kujdesit, si p.sh. infermierët dhe punonjësit socialë. Kujdesi ofrohet pa pagesë. Gjeni një qendër shëndetësore të komunitetit në lagjen tuaj:
Gjinekologu
Në Belgjikë, mund të mbyllni një takim drejtpërdrejt me gjinekologun pa rekomandim nga mjeku juaj i familjes. Por, mjeku juaj i familjes mund t'ju ndihmojë të gjeni një gjinekolog.