Lindje natyrale
Gjatë një lindje natyrale, foshnja lind nëpërmjet vaginës së nënës. Një lindje natyrale zgjat midis 12 dhe 18 orëve me fëmijën e parë. Një lindje e 2-të zakonisht zgjat më pak kohë.
Para se të lindë foshnja, nëna ka kontraktime. Muskujt në mitër shtrëngohen.
Lindje natyrale: grua duke lindur foshnjën e saj

Kontraktime
Kontraktimet hapin qafën e mitrës (hyrja e mitrës). Kur hyrja është hapur sa duhet, foshnja mund të lindë.
Grua duke pasur kontraktime

Grua duke pasur kontraktime
Qëndrimi i gruas shtatzënë. Fokusi është në organet e brendshme seksuale me foshnjën brenda mitrës.

Qëndrimi i gruas shtatzënë. Fokusi është në organet e brendshme seksuale me foshnjën brenda mitrës.
Qafa e mitrës, hyrja në mitër, po hapet gjatë kontraktimeve.

Qafa e mitrës, hyrja në mitër, po hapet gjatë kontraktimeve.
Qafa e mitrës është më e gjerë.

Qafa e mitrës është më e gjerë.
Qafa e mitrës është mjaftueshëm e gjerë për foshnjë që të lindë.

Qafa e mitrës është mjaftueshëm e gjerë për foshnjë që të lindë.
Për të lehtësuar dhimbjen gjatë kontraktimeve ju mund të:
- Lëvizni përreth;
- Përdorni teknika frymëmarrje;
- Bëni një dush për t'u çlodhur;
- Gjeni ndihmës si një jastëk i nxehtë ose një karrige top;
- Kërkoni për një anestetikepidural (lokal): një injeksion në fund të kurrizit, nëse lindni në një spital ose në një qendër lindjeje. Injeksioni mund t'ju bëhet ndërkohë që jeni ulur ose shtrirë.
Një grua duke lehtësuar dhimbjen gjatë lindjes: ajo është ulur në një stol të veçantë.

Një grua duke lehtësuar dhimbjen gjatë lindjes: ajo është ulur në një stol të veçantë.
Një grua duke lehtësuar dhimbjen gjatë lindjes: ajo është duke u mbledhur kruspull.

Një grua duke lehtësuar dhimbjen gjatë lindjes: ajo është duke u mbledhur kruspull.
Mjeku duke bërë një anestetik epidural (lokal): një injeksion në fund të kurrizit për të lehtësuar dhimbjen gjatë kontraktimeve.

Mjeku duke bërë një anestetik epidural (lokal): një injeksion në fund të kurrizit për të lehtësuar dhimbjen gjatë kontraktimeve.
Lindja në një spital ose qendër lindjeje
Ju priteni nga një mami.
Mamia:
- Regjistron kontraktimet dhe tingujt e zemrës së fetusit me një monitor;
- Kryen një ekzaminim vaginal;
- U përgjigjet gjithë pyetjeve tuaja gjatë lindjes.
Një gjinekolog është informuar për lindjen tuaj të ardhshme.
Gjatë lindjes, partneri juaj ose person tjetër sipas zgjedhjes tuaj mund të qëndrojë me ju.
Nëse hapja e vaginës nuk është e gjerë mjaftueshëm për të lindur, mjeku bën një prerje të vogël me gërshërë në indin midis vaginës dhe anusit (perineumit). Ndonjëherë indi çahet hapet spontanisht.
Foshnja del jashtë vaginës. Kordoni i kërthizës është prerë.
10 deri 30 minuta pas lindjes, placenta del nga trupi juaj.
Baba duke prerë kordonin e kërthizës së foshnjës

Baba duke prerë kordonin e kërthizës së foshnjës
Placenta duke dalë nga trupi i gruas, 10 deri 30 minuta pas lindjes.

Placenta duke dalë nga trupi i gruas, 10 deri 30 minuta pas lindjes.
Lindja në shtëpi
Nëse do të donit të lindni në shtëpi, diskutoni me mjekun tuaj dhe maminë. Nëse nuk ka rreziqe të dukshme, ju mund të lindni në shtëpi. Gjinekologu juaj ose mamia do ju udhëheqin gjatë lindjes.