Gjymtimi gjenital femëror

Gjymtimi gjenital femëror ndalohet me ligj në Evropë.

Në Belgjikë, çdo formë e gjymtimit gjenital femëror ndalohet me ligj. Një person i cili kryen gjymtim gjenital femëror, ndihmon për të bërë të mundur ose promovon atë (duke qenë një bashkëpunëtor), mund të dënohet me 3 deri në 5 vjet burgim. Gjymtimi gjenital femëror ndalohet me ligj edhe nëse vajza jep pëlqimin. Prindërit që i çojnë fëmijët e tyre në një vend tjetër për të kryer gjymtimin gjenital femëror mund të dënohen në Belgjikë.

Një grua duke shkuar te një mjek

Dënimi mund të jetë më i rëndë nëse vajza është më e re se mosha 18 vjeç. Ky konsiderohet si abuzim i fëmijës.

Në varësi të shkallës së gjymtimit gjenital femëror, mund të paraqisni një ankesë edhe 5 ose 10 vjet pasi të mbushni 18 vjeç. Mund të paraqisni një ankesë edhe nëse ishit fëmijë kur u bëtë viktimë e gjymtimit gjenital femëror. Kjo nuk preket nga numri i viteve para ditëlindjes tuaj të 18-të kur u bëtë viktimë.

Pothuajse të gjitha vendet Afrikane tashmë kanë një ligj kombëtar për të ndaluar gjymtimin gjenital femëror. Por, ai nuk zbatohet gjithmonë.

Në Belgjikë, mund të kërkoni azil për gjymtim gjenital femëror nëse:

  • ju ose vajza juaj jeni në rrezik të gjymtimit gjenital femëror;
  • ju keni qenë tashmë viktimë e tij dhe keni frikë për një gjymtim të mëtejshëm.

Nëse po jetoni në Belgjikë pa status të ligjshëm të qëndrimit, ju gjithashtu mund të aplikoni për azil në këto baza, edhe në qoftë se ju kërkuat azil më parë për një arsye tjetër.

Nëse jeni një viktimë e gjymtimit gjenital femëror ose keni frikë se do të jeni viktimë e tij, mund të kontaktoni me një organizatë të specializuar për ndihmë.

Vrouwelijke genitale verminking

Vrouwelijke genitale verminking is strafbaar in Europa.

In België is elke vorm van vrouwelijke genitale verminking strafbaar. Een persoon die aanzet tot vrouwelijke genitale verminking of vrouwelijke genitale verminking uitvoert of mogelijk helpt maken (een medeplichtige), kan een gevangenisstraf van 3 tot 5 jaar krijgen. Ook als het meisje toestemming geeft, is vrouwelijke genitale verminking strafbaar. Ouders die met hun dochter naar een ander land reizen om vrouwelijke genitale verminking te laten uitvoeren, kunnen in België worden gestraft.

Een vrouw gaat naar een dokter

De straffen kunnen zwaarder zijn als het meisje jonger dan 18 is. Dit wordt beschouwd als kindermishandeling.

Afhankelijk van de ernst van de vrouwelijke genitale verminking, kunt u 5 tot 10 jaar nadat u 18 jaar werd, nog een klacht indienen. Ook als u nog een kind was toen u slachtoffer werd van vrouwelijke genitale verminking. Het aantal jaren voor uw 18de verjaardag tellen immers niet mee voor de verjaringstermijn.

Bijna alle Afrikaanse landen hebben een wet tegen vrouwelijke genitale verminking. Toch wordt de wet niet altijd toegepast.

U kunt in België asiel aanvragen voor vrouwelijke genitale verminking als:

  • u of uw dochter risico lopen op vrouwelijke genitale verminking;
  • u er al het slachtoffer van bent en verdere verminking vreest.

Als u zonder verblijfsvergunning in België woont, kunt u hiervoor ook asiel aanvragen, zelfs als u eerder al voor een andere reden asiel heeft aangevraagd.

Als u het slachtoffer bent geweest van vrouwelijke genitale verminking of vreest dat u er het slachtoffer van zult worden, kunt u contact opnemen met een gespecialiseerde organisatie voor hulp.

Keni nevojë për më shumë informacion ose ndihmë?

Intact
Ndihmë ligjore për problemet lidhur me gjymtimin gjenital femëror
02 539 02 04
GAMS Brussel
Groupe pour l'abolition des mutilations sexuelles (Organizatë për zhdukjen e gjymtimit gjenital femëror) - Ndihmë për gratë që janë viktima të gjymtimit gjenital femëror ose që kanë pyetje rreth tij
02 219 43 40
GAMS Antwerpen
Groupe pour l'abolition des mutilations sexuelles (Organizatë për zhdukjen e gjymtimit gjenital femëror) - Ndihmë për gratë që janë viktima të gjymtimit gjenital femëror ose që kanë pyetje rreth tij
0495 93 93 18
GAMS Liège
Groupe pour l'abolition des mutilations sexuelles (Organizatë për zhdukjen e gjymtimit gjenital femëror) - Ndihmë për gratë që janë viktima të gjymtimit gjenital femëror ose që kanë pyetje rreth tij
0470 54 18 99
GAMS Namur
Groupe pour l'abolition des mutilations sexuelles (Organizatë për zhdukjen e gjymtimit gjenital femëror) - Ndihmë për gratë që janë viktima të gjymtimit gjenital femëror ose që kanë pyetje rreth tij
0493 49 29 50
Collectif Liégeois contre les MGF
Konsulta mjekësore, mbështetje psikologjike, sociale dhe ligjore për personat që përballen me gjymtimin gjenital femëror
04 228 05 06, 0472 23 03 12
CeMAViE- UMC Sint-Pieter Brussel
Ndihmë në rastet me gjymtim gjenital femëror
02 506 70 91
UZ Gent - Vrouwenkliniek
Klinika e grave e Universitair Ziekenhuis Gent (Spitali Universitar i Gentit) - Ndihmë në rastet me gjymtim gjenital femëror dhe trajtime për pjellorinë
09 332 37 82, 09 332 37 83
Mjeku i familjes
Mund të flisni me një mjek të familjes pothuajse për çdo problem intim. Nëse është e nevojshme, mjeku i familjes mund t'ju dërgojë te një profesionist shëndetësor i specializuar. Gjeni një mjek të familjes në lagjen tuaj: