Organet seksuale të brendshme të burrit
Organet seksuale brenda trupit të një burri (organet seksuale të brendshme) janë:
- testikujt;
- epididimet;
- kanalet e spermës;
- prostata;
- fshikëzat seminale.
Burri ka gjithashtu muskujt e dyshemesë së legenit në fund të barkut të tij. Ata nuk janë organe seksuale, por janë të rëndësishëm për mirëqenien seksuale dhe kënaqësinë seksuale të një burri.
Testikujt
Burri ka 2 testikuj: njëri prej testikujve mund të jetë më i vogël se tjetri dhe mund të varet pak më poshtë.
Testikujt qëndrojnë në skrotum.
Ata prodhojnë miliona spermatozoide.
Epididimet
Burri ka 2 epididime.
Secili është i lidhur me një testikul.
Spermatozoidet mbahen në testikuj. Ato gjithashtu mund të vazhdojnë të rriten aty.
Kanalet e spermës
Burri ka 2 kanale sperme.
Secili kanal i spermës është i lidhur me një epididim.
Ato transportojnë spermatozoidet në prostatë.
Prostata
Prostata shtrihet poshtë fshikëzës. Ajo është sa një luleshtrydhe.
Në prostatë, spermatozoideve u shtohet lëngu. Lëngu bashkë me spermatozoidet krijojnë spermën. Gjatë ejakulacionit prostata kontraktohet dhe e shtyn jashtë spermën. Në të njëjtën kohë kontraktohet edhe hyrja e fshikëzës. Kjo e pengon spermën të hyjë në fshikëzën dhe ndalon rrjedhjen e urinës në spermë.
Fshikëzat seminale
Burri ka 2 fshikëza seminale. Ato shtrihen pranë prostatës. Ato i shtojnë më shumë lëng spermatozoideve.