Abortimi
Abortimi është i ligjshëm në Belgjikë, nën kushtet e mëposhtme:
- Abortimi duhet të kryhet në një klinikë të abortimit ose një spital që ka shërbim të abortimit.
- Para abortimit, një seancë këshillimi duhet të zhvillohet në të cilën gruaja konfirmon dëshirën e saj për të kryer një abortim. Abortimi kryhet të paktën 6 ditë më vonë, përveçse kur ndërkohë gruaja ndryshon mendje.
- Abortimi është i ligjshëm deri në javën e 12-të pas fekondimit të vezëzës. Fekondimi ndodh rreth 2 javë pas ditës së parë të ciklit menstrual të fundit. Kjo do të thotë që abortimi duhet të ndodhë të paktën 14 javë pas ciklit të fundit menstrual. Kjo është java e 14-të e shtatzënisë. Një seancë këshillimi duhet të zhvillohet një javë përpara.
Kush e vendos?
Gruaja e vendos për abortimin. Partneri i saj nuk mund ta marrë këtë vendim dhe nuk ka pse të informohet.
Vajzat nën moshën 18 mund të vendosin për veten e tyre nëse ato duan një abortim. Prindërit e tyre ose njerëz të tjerë nuk mund të vendosin dhe nuk kanë pse të informohen. Megjithatë, në përgjithësi, këshilluesit te një klinikë abortimi do të flasin me adoleshentet rreth mundësisë për t'u treguar prindërve të tyre. Nëse vajza është shumë e re, mjeku mund të refuzojë të kryejë abortimin. Por, vetëm nëse e rekomandon vajzën te një mjek tjetër që dëshiron ta kryejë abortimin.
Ku mund të bëj një abortim?
Në Flanders, mund të shkoni në një klinikë abortimi nëse keni pyetje rreth abortimit ose dëshironi të bëni një abortim. Në Belgjikën frankofone, mund të shkoni në një klinikë abortimi ose në shumicën e Centres de Planning Familial (Klinikat e Planifikimit Familjar).
Abortimi pas javës së 14-të të shtatzënisë.
Abortimi pas javës së 14-të të shtatzënisë është i ligjshëm vetëm nëse:
- jeta e gruas do të jetë në rrezik nëse e vazhdon shtatzëninë ose
- mjekët e dinë që foshnja ka një sëmundje të pashërueshme ose do të deformohet.
Në Holandë dhe në Mbretërinë e Bashkuar, abortimi është i ligjshëm deri në javën e 24-t të shtatzënisë. Megjithatë, abortimet kryhen shumë rrallë pas javës së 22-të të shtatzënisë në ato vende.