Çfarë është dhuna seksuale?
Dhuna seksuale është një akt ose aktivitet seksual i padëshiruar. Një akt ose aktivitet është dhunë seksuale kur:
- nuk bëhet me pëlqim: të paktën njëri nga partnerët nuk bie dakord të përfshihet në aktivitet dhe/ose;
- ka shtrëngim: një nga partnerët është detyruar ose ndihet nën presion dhe/ose;
- palët nuk janë të barabartë: njëri partner ka më shumë fuqi ose ka një ndryshim domethënës në moshë kur përfshihen të mitur. Në mënyrë të ngjashme, nuk ka barazi nëse njëri prej partnerëve nuk është në gjendje të pranojë. Kjo përfshin nëse një person është në gjumë ose nën ndikimin e fortë të alkoolit dhe/ose drogave.
Disa forma të dhunës seksuale janë:
- ngacmimi seksual;
- shkelje e integritetit ose sulm i pahijshëm dhe përdhunim;
- dhunë bazuar në nder;
- gjymtim gjenital femëror;
- prostitucion i detyruar;
- martesë e detyruar;
- shpërndarje e imazheve seksuale pa pëlqim;
- soditje.
Personi i cili kryen dhunën seksuale më shpesh është një person i njohur për viktimën ose një person i besuar i tillë si një pjesëtar i familjes, partner ose shok. Gjithashtu mund të jetë krejt një i panjohur.
Dhuna seksuale është e dënueshme në Belgjikë. Nuk ekzistojnë kurrë rrethana lehtësuese. Kjo do të thotë se asgjë nuk do të pranohet nga gjykatësi si një justifikim për dhunë seksuale. Sjellja e viktimës, mënyra se si personi është veshur dhe çfarë thotë ose bën personi nuk mund të jetë kurrë një justifikim për dhunë seksuale. Dhuna seksuale brenda një marrëdhënieje ose martese është gjithashtu e dënueshme.